28 Mars 2024

Google bllokon reklamat e mediave shtetërore ruse

New York, 27 shkurt - Alphabet, kompania amë e platformës, YouTube, ka thënë se mediat shtetërore ruse nuk do të mund të përfitojnë nga reklamat më në këtë rrjet.

Kjo nënkupton që Russia Today (RT) dhe kanale të tjera nuk mund të marrin para nga reklamat në YouTube dhe faqe tjera që janë në pronësi të Alphabet.

Kompania ka thënë se këto media as nuk do të mund të blejnë reklama përmes shërbimeve të kompanisë Google.

Një zëdhënës ia ka atribuuar këtë vendim “situatës së jashtëzakonshme” dhe ka thënë se Alphabet do të “marrë masa tjera nëse është e nevojshme”.

Ky vendim vjen pasi Ministri për Transformim Digjital në Ukrainë, Mykhailo Fedorov, ka thënë se i ka kërkuar platformës YouTube që të bllokojë propagandën ruse.

Mediat shtetërore – sidomos RT – fitojmë miliona dollarë në vit nga reklamat në YouTube dhe nga shërbime tjera të Google.

Facebook dhe Twitter tashmë kanë bllokuar reklamat nga Rusia.

Autoritetet ruse kanë kufizuar qasjen në të dyja këto platforma.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)