24 Gusht 2017

Gjilani lanson platformën online Web GIS

Gjilan, 1 gusht - Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Gjilanit ka lansuar aplikacionin online Web GIS, i cili paraqet një platformë praktike dhe funksionale që ka aftësi të informoj qytetarët për nevojat dhe kërkesat e tyre.

Drejtori për Urbanizëm, Valon Shefkiu, ka informuar se kjo platformë mundëson informacione të rëndësishme për qytetarët për urbanizmin, shërbimet publike, sektorin e bujqësisë, institucionet arsiomore e shëndetësore dhe për turizmin.

“Në kuadër të Web GIS, qytetarët e Gjilanit do të kenë mundësi të marrin  informacione nga fusha të ndryshme siç është urbanizmi, ku janë paraqitur planet urbanistike, paraqitjen e objekteve të pajisura me leje ndertimi, mjedisore dhe legalizimi, përcaktimin e zonave të ndërtimit brenda dhe jashtë qytetit”, ka thënë Shefkiu.

Po ashtu, Web GIS ofron qajse për qytetarët edhe për Shërbimet  Publike (shtrirjen e hapësirave  publike brenda komunës së Gjilanit, rrjetin rrugor, rrjetin e ujësjellësit), për Kadastër, gjeodezi dhe prone (paraqitjen e bazës gjeodezike për zonën urbane, për zonat rurale, paraqitjen e pronave komunale etj.)

Me anë të kësaj platforme, gjilanasit mund të informohen edhe sa i përket evidentimin e tokave bujqësore, evidentimin e siperfaqeve pyjore, llojet e tokave, llojet e erozionit, për objektet e trashëgimisë kulturore, objektet e trashëgimisë fetare, atraksionet natyrore, sikurse edhe për paraqitjen e lokacionit të objekteve të administratës komunale, institucioneve arsimore, e institucioneve shëndetësore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Gusht 2017

- Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme me përkrahjen dhe asistencë nga KFOR-i do të zhvillojnë ushtrimin fushor “MASCAL”, me skenar rrëzimin e një aeroplani komercial, ku si pasoj ka lëndime në masë. (Aeroporti i Gjakovës, ora 9:00)

- Kryesia e OVL UÇK-së mbanë mbledhjen e radhës, e cila do të jetë e hapur edhe për media. (Selia e OVL UÇK-së, ora 13:00)

-  Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës ku do te behët zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)