15 Gusht 2020

Gjilan e përmbyll vitin 2019 me projektin e dixhitalizimit të arkivit

Gjilan, 18 dhjetor - Drejtoria për Administratë e Përgjithshme në Gjilan, vitin 2019 po e përmbyllë me fillimin e projektit të rëndësishëm, dixhitalizimi i arkivit të Komunës, që fillimisht përfshinë tri drejtori, Administratën, Urbanizmit dhe Kadastrin, ka bërë të ditur drejtori i këtij dikasteri, Bardhyl Syla.

“Projekti i dixhitalizimit të arkivit, mundëson qasje të shpejta dhe më të lehta të qytetarëve në kërkesat e tyre arkivore e njëkohësisht është i mirëpritur edhe për vetë zyrtarët e Komunës gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative te tyre. Jam shumë i lumtur për këtë”, ka thënë Syla, në një konferencë me gazetarë.

Duke folur për punën 1-vjeçare, i pari i Administratës në Gjilan ka konfirmuar se Qendra për Shërbime me Qytetarë ka qenë mjaft efikase dhe funksionale, ku janë pranuar 152.375 kërkesa nga palët, adresuar organeve komunale për shqyrtim dhe vendosje, janë përfunduar 146.402, kurse në proces janë 4.375 lëndë.

“Falë punës së stafit të përkushtuar, është arritur objektivi i synuar në lëshimin e dokumenteve të gjendjes civile, qoftë drejtpërdrejtë, qoftë përmes aplikimit online si dhe zhvillimin e procedurave administrative sipas kërkesave të palëve, ku gjithsej janë lëshuar dhe zhvilluar procedura administrative 124.682”, ka thënë Syla.

Ai ka njoftuar janë bërë përgatitjet për fillimin e ndërtimit të zyrës së Gjendjes Civile në lagjen Arbëria, e cila pritet të finalizohet në vitin 2020, ndërkaq duke folur për E-Kioskat, ka thënë se tashmë Komuna ka siguaruar kontratë me kontratë me operatorin ekonomik për rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre.   

“Falë një menaxhimi dhe kontrolli më të mirë në shfytëzimin e veturave të Komunës, krahasuar me vitet paraprake, kemi rënie të kilometrave, e po ashtu edhe rënie në shpenzime të derivative. Në vitin 2018 kemi pasur 212.496 kilometra të kalura, ndërsa në vitin 2019 kemi 190.976”, ka përfunduar Syla.


Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Gusht 2020

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Remzi Ademaj - Komandant Petriti, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës organizon aktivitete përkujtimore.

10:00 - Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

10:30 - Homazhe tek vendi i rënies në Nashec

11:00 - Homazhe tek monumenti i Lirisë

11:30 - Dhënia vullnetare e gjakut në repartin e transfuzionit të gjakut në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Për shkak të distancës nga qyteti, për këtë aktivitet do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës. Nisja do të bëhet në ora 9:15 nga Shtëpia e Bardhë.