28 Mars 2024

Franca gjobit “Google” me 50 milionë euro

Paris, 23 janar - Komiteti Kombëtar i Francës për Informatikë dhe Liri (CNIL) gjobiti me 50 milionë euro gjigantin e internetit “Google”,  me arsyetimin se nuk bën informime të qarta për përdorimin e të dhënave personale.

Në komunikatën me shkrim të komitetit CNIL, që është organi zyrtar që kontrollon fshehtësinë e të dhënave personale në Francë, thuhet se dënimi është bërë në kuadër Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR).

Sipas lajmeve që zënë vend në shtypin francez, Komiteti Kombëtar i Francës për Informatikë dhe Liri është institucioni i parë, i cili në kuadër të rregullores në fjalë gjobit një gjigant të internetit.

Edhe më herët shoqatat “Non Of Your Business” dhe “La Quadrature du Net” kanë paraqitur ankesa të ngjashme ndaj “Google”-it në lidhje me çështjen.

Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR), e cila hyri në fuqi më 25 maj 2018 në të gjitha vendet e BE-së, përfshin përmirësime në çështjen e mbrojtjes së të dhënave personale ndaj shkeljeve të mundshme. Me anët të rregullores në fjalë, përdoruesit evropian të internetit kanë më shumë kontroll mbi të dhënat e tyre personale dhe kuptojnë më mirë se si përdoren këto të dhëna.

Me rregulloren e re kanë ndryshuar edhe mënyrat e mbledhjes, përpunimit dhe ruajtjes së të dhënave personale të përdoruesve nga institucionet dhe kompanitë. Sipas kësaj rregulloreje kushti për mbledhjen, përpunimin, shpërndarjen dhe ruajtjen e të dhënave personale është që kompanitë ti informojnë plotësisht përdoruesit dhe të marrin leje të qarta nga individët për këto veprime.

Rregullorja përcakton që kompanitë duhet të informojnë organet përkatëse rregulluese brenda 72 orëve në rast se vjen deri tek rrjedhja e të dhënave personale, vjedhja ose përdorimi i tyre jashtë qëllimit.

Nëse bizneset shkelin rregullat e të dhënave personale, autoritetet mund të shqiptojnë gjoba për kompanitë deri në 20 milionë euro ose 4 për qind të xhiros botërore të kompanisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)