15 Tetor 2019

Franca do të tatojë gjigantët e internetit

Paris, 7 mars - Ministri francez i Financave Bruno Le Maire (Bruno Lë Mer) deklaroi detajet e një projektligji për tatimin e kompanive digjitale.

Në projektligj propozohet një taksë prej tre përqind mbi xhirot në Francë të firmave të mëdha, të cilat kanë të ardhura nga shërbimet digjitale prej 750 milionë eurosh në mbarë globin dhe mbi 25 milionë euro në Francë.

Ministri tha se Franca përkrah një skemë tatimore në sferë evropiane, por ngurrimi i katër vendeve anëtare të BE-së - Danimarkës, Finlandës, Irlandës dhe Suedisë - do ta vështirësojnë një gjë të tillë.

Sipas Le Maire-it, synimi i këtij projektligji lidhet me "drejtësinë fiskale", sepse gjigantët digjitalë paguajnë 14 pikë përqindjeje më pak taksa se kompanitë e tjera në Evropë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 tetor 2019

-  Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me zhvillimet në sektorin privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëorganizim me MASHT-in dhe OJQ – të mjedisore do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Ecjes së Lirë në Natyrë. (Parku “Germia”, ora 10:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me GIZ-in gjerman organizon “Panairi i karrierës: takimi i punëdhënësve me punëkërkuesit” i cili zhvillohet në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për punësimin e personave me aftësi të kufizuar. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka” organizon takimin Fakultet-Biznese, ku do të diskutohet për të ardhmen e Fakultetit dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe praktikes per studentet. (Objekti i Universitetit të Gjilanit, ora 12:00)

- Hapet edicioni i dytë i Metamorphosis. Flirting with leftovers e cila është një  intervenim artistik, specifik për lokacionin,  konceptuar nga artistja Koja. (Ish Restorant Marsi, rr. Bedri Gjini - Kodra e Trimave, ora 18:30)