20 Prill 2024

Fillon gara “Game Over Corruption”

Prishtinë, 2 dhjetor - Projekti i UNDP-së Përkrahje Përpjekjeve për Luftimin e Korrupsionit në Kosovë (SAEK), fton të gjithë entuziastët që të marrin pjesë ne garën e parë për lojën më të mirë për mobil.

Gara do të ketë dy fitues, të cilët do të fitojnë nga 4,000 EUR secili për të zhvilluar deri në fund lojën e propozuar.

“Korrupsioni nuk është lojë, mirëpo loja e bën më interesant dhe mesazhin anti-korrupsion e transmeton më lehtë. Idea e lojës është që të jetë zbavitëse dhe edukative ”, shprehen zyrtarët e projektit SAEK që janë angazhuar në këtë aktivitet.

Mënyra për të konkuruar në këtë garë është e thjeshtë: Plotësohet formulari që gjendet në Facebook faqen e UNDP Kosovo. Afati është 18 dhjetor.

Të përzgjedhurit do të marrin pjesë në prezentimin e ideve të tyre me 23 dhjetor, nga ora 18:00 në Teatring ODA.

Me 23 dhjetor, përpos prezentimeve të ideve nga konkuruesit, do të ketë edhe prezentime nga Agnesa Belegu – mysafire speciale, zhvilluese e aplikacioneve dhe design intern në kompaninë prestigjioze Electronic Arts (EA); Leart Zogjani – Motion-graphics ekspert; Sos Sosowski – zhvillues i lojëve në A-MAZE Berlin.

Gara organizohet së bashku me IPKO Foundation. Projekti SAEK mbështetet nga Zyra Zvicerrane për Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)