14 Dhjetor 2017

Fëmijëve duhet t'u lejohet celulari vetëm nga mosha 9 vjeç e lart

Berlin, 10 gusht - Expertët e pedagogjisë rekomandojnë që fëmijëve t'u lejohet të kenë celularin e tyre vetëm nga mosha 9 vjeç e lart.

Thuajse një ndër katër fëmijë të moshës gjashtë vjeçare ka në Gjermani telefonin e vet celular, kurse ndër 13-vjeçarët thuajse çdo fëmijë ka celular. Ky është përfundimi i një studimi në lidhje me mediet që konsumojnë fëmijët. 

Sipas studimit fëmijët përdorin oferta të ndryshme mediatike. Në vendin e parë renditet televizori. Pothuajse të gjithë fëmijët shohin disa herë në javë emisione televizive.

Në vendin e dytë renditet dëgjimi i muzikës, i ndjekur nga leximi i librave dhe i revistave, lojërat digjitale dhe emisionet e radios. Por sa më tepër rriten aq më tepër fëmijët përdorin sipas studimit mediat digjitale.

Expertët e pedagogjisë rekomandojnë që fëmijëve t'u lejohet që të kenë një celular të vetin, vetëm nga mosha 9  vjeç e lart. Kirstin Langer thotë që fëmijët mësojnë shumë shpejt ta përdorin celularin, por ata nuk janë në gjendje që të marrin në konsideratë të gjitha gjërat që lidhen me përdorimin e celularëve. P.sh. fëmijët nën moshën 9  vjeç nuk janë në gjendje që ta përfytyrojnë se sa mund të shkojnë shpenzimet për përdorimin e celularit.

Vetëm nga mosha 11 deri 13  vjeç fëmijët janë në gjendje që të kuptojnë në tërësi se sa gjëra lidhen me përdorimin e celularëve. E rëndësishme është që atyre t'u bëhet e qartë se kush mund t'i lexojë postimet e tyre në facebook dhe ç'probleme mund të lidhen me to.

Ekspertët rekomandojnë që prindërit të përdorin apps që kanë të bëjnë me mbrotjen e fëmijëve. Për shembull ka programe që nisur nga fjalët që kërkohen ose nga mosha që kanë dhënë fëmijët, i bllokojnë faqe të caktuara apo i seleksionojnë ato në përgjigje të moshës.   

Sipas ekspertëve prindërit nuk duhet t'u ndalojnë fëmijëve përdorimin e celularëve, por t'u shpjegojnë se interneti është një burim i mirë informacionesh, por se jo të gjitha ato që gjenden në internet janë të përshtatshme për fëmijët.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Dhjetor 2017 - Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, do të takojë Janez Kopac, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, me seli ne Vjenë ku do te bisedoj lidhur me gjendjen aktuale të përputhshmërisë me Traktatin e Komunitetit të Energjisë, nga ana e Kosovës. (Ndërtesae Kuvendit, salla N-303, ora 9:00)

- Ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës rreth zbatimit të Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së dhe Marrëveshjeve të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë;. (Ndërtesae Kuvendit, salla N 302, ora  10:00)

- Caritas Kosova do të dhurojë 25 shtretër me dyshekë dhe komodina, donacion për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. (Objekti i Klinikës së Kirurgjisë, ora 11:00)

- Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, do të fillojnë me nënshkrimin e Peticionit, përmes të cilit kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, për çështjen diskriminuese ndaj Kosovës. (Sheshi Skenderbeu, ora 11:00)

- ARDA organizon ceremoninë e hapjes së Panarit Dimëror në Prishtinë. (Sheshi Skënderbeu, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndajres së certifikatave për 200 të rinj për pjesëmarrjen e tyre në trajnimin “Ndërmarrësi për të rinjtë e Kosovës”. (Ish Instituti i Historisë, tani ndërtesa e administratës së UP-së, afër Institutit Albanologjik të Kosovës, ora 11:30)

- Mbahet një konferencë për media lidhur me deklaratën e përbashkët të dhjetëra subjekteve joqeveritare për Projekt-ligjin për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës, i cili është duke u draftuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe parashihet t'i dërgohet Kuvendit të Kosovës. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-se, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj takim me punonjësit e Administratës Tatimore të Kosovës. (Hotel Swiss Diamond, ora 14:00)

- Rrjeti Ballkanik i Gazetarise Hulumtuese, BIRN Kosova, ne bashkepunim me Qendren e Avokimit per Kulture Demokratike, ACDC, do te organizoje nje koktej rasti per ceremonine e ndarjes se çmimeve per 3 storiet me te mira gazetareske, ne kuader te iniciatives se perkrahur nga Ambasada Holandeze ne Kosove. (Kafe-librari, Dit' e Nat', 18:00)

-  Hapet ekspozita "Bri plagomës prej nga derdhet dhimbja" me fotografi të refugjatëve nga Kosova në Kukës gjatë luftës së vitit 1999, të autorit Fatos Lubonja. (Modelariumin e Arkitekturës mbrapa Ministrisë së Arsimit, ora 19:00)