18 Prill 2024

Facebook-u me program të ri kundër imazheve lakuriq të fëmijëve

New York, 25 tetor - Facebook ka bërë të ditur se ka vënë në përdorim një program të ri, që sinjalizon për imazhe lakuriq të fëmijëve.

Programi e ka ndihmuar kompaninë të hiqte 8.7 milionë fotografi të tilla, gjatë tre muajve të fundit.

Facebook-u tha se programi është vënë në përdorim gjatë vitit të kaluar dhe përmirëson identifikimin e përmbajtjeve të papërshtatshme, ndërsa analizon një numër masiv fotosh në rrjetet sociale.

Kompania njoftoi se po i forcon masat e kontrollit për të mbështetur politikën e saj të ndalimin të fotografive të të miturve me përmbatje seksuale. Programi po ndihmon në efikasitetin e ekipit të trajnuar për përmbajtjet problematike kundrejt miliarda postimeve që bëjnë përdoruesit e Facebook-ut çdo ditë.

Facebook-u njoftoi gjithashtu se ka nisur të përdorë dhe një program që identifikon përdorimin e rrjetit social për të krijuar shoqëri me të mitur me qëllim shfrytëzim seksual të tyre.

Gjigandi i medias sociale tha se do të zbatojë të njëjtën teknologji dhe në Instagram

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)