18 Prill 2024

Facebook, tani edhe me Micosoft Outlook

SHBA, 18 korrik - Micosoft Outlook sot është bërë më i socializuar, duke shtuar në lidhje edhe rrjetin shoqëror më të popullarizuar Facebook.

Lidhësi tërheq informacionet nga rrjetet sociale në programin Microsoft e-mail, kështu që ju nuk duhet të leni Outlook-un për të gjetur informacionet e kontakteve të paraqitura në faqen e Facebook.

Gjithashtu, kur ju dërgoni një e-mail për dikë, ju mund të shihni statuset më të fundit, gjithashtu mund të ftoni kontaktet direkt në Outlook, për t’u bashkuar me rrjetet tuaja sociale.

Më parë lidhësi ka punuar vetëm me rrjetin Linked In. Sot, kompania e Office ka shtuar Facebook dhe Windows Live Messenger.

Kjo ishte edhe më parë në dispozicion vetëm për Outlook 2010, e cila doli në pranverë. Kurse tani punon edhe me Outlook 2003 dhe 2007.

Njerëzit që tanimë përdorin Outlook 2010, do të marrin ndryshimet e reja të përditëshme nëpërmjet Microsoft.

Nëse ju përdorni Outlook 2003 apo 2007, këtu është vendi ku mund të shkarkoni Outlook Social Connector.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)