23 Tetor 2018

Facebook planifikon të shtojë një shërbim takimesh

New York, 2 maj - Shefi Ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg-u, tha se kompania ka në plan të shtojë një shërbim takimesh, duke bërë të mundur që për herë të parë, rrjeti më i madh shoqëror i mediave në botë, të ndihmojë në mënyrë aktive njerëzit që kërkojnë njohje të reja dhe marrëdhënie romantike.

Zuckerberg-u tha se shërbimi i ri i takimeve po ndërtohet duke i dhënë përparësi privacisë, kështu që miqtë nuk do të shohin nëse profili juaj është një "profil takimesh".

Shqetësimet rreth trajtimit të privatësisë nga Facebook-u u rritën që në muajin mars kur u zbulua se kompania britanike për konsulenca politike, "Cambridge Analytica", kishte keqpërdorur të dhënat e miliona përdoruesve të Facebook-ut në përpjekje për të ndikuar te ata mbi zgjedhjet amerikane.

Zuckerberg-u tha gjithashtu se Facebook-u po ndërton mënyra të reja për të kontrolluar privatësinë, si kontrolli i quajtur "histori e qartë" që do t'i lejojë përdoruesit të fshijnë historinë e shfletimit në faqen e tyre.

"Ne po fillojmë me diçka për të cilën shumë njerëz kanë kërkuar në Facebook kohët e fundit dhe ky është një informacion që ne e marrim nga faqet e internetit dhe aplikacionet që përdorin mjetet e reklamimit dhe analitikës së Facebook-ut. Pra, ju do të jeni në gjendje të kontrolloni informacionet rreth aplikacioneve dhe uebsajteve me të cilat keni bashkëvepruar, duke i fshirë nga faqja juaj të gjitha kërkimet që keni bërë mbi to", tha ai.

Facebook-ut do i duhen disa muaj për të ndërtuar përditësimin e kësaj ideje dhe do të bashkëpunojë me avokatët më të mirë për çështjet e privatësisë, akademikët, politikëbërësit dhe rregullatorët e duhur për të realizuar me sukses qasjen e re. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 tetor 2018  - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim deputetin e Parlamentit të Gjermanisë, Peter Beyer. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Ministri i Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviç viziton Ministrinë për Forcën e Sigurisë të Kosovës. (Ministria për Forcën e Sigurisë të Kosovës në Prishtinë, ora 9:25)

- Misioni i OSBE-së organizon punëtori për gazetarët me titull mediat në gjykatore në Gjykatat Themelore. (Gjykata Themelore në Prizren, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët formimi i grupeve punuese për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Matthew Palmer.  (Kabineti i Presidentit, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Me rastin e vizitës së zotit Peter Beyer, deputet në Bundestag, në Kosovë, Ambasada Gjermane organizon një takim me gazetarë. (Ambasada Gjermane, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon hapjen e  fushatës së titulluar “Dhuna nuk arsyetohet”.  (Sheshi ”Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimit për mbështetjen e punës së AKI-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin e diskutimit me temë “Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial sipas këndvështrimit dhe vlerësimit të qytetarëve". (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës pret në takim zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Matthew Palmer. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:45)

- Ministri për Forcën e Sigurisë të Kosovës, Rrustem Berisha dhe Ministri i Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviç mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Ministrisë se FSK-së, ora 10:50)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Propozim - vendimit të Qeverisë për kandidatet për kryesues të Bordit të ZRRE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media në të cilën do të paraqiten rekomandimet e KDI-së, lidhur me të drejtat e punëtorëve në sektorin privat dhe rreziqet me të cilat përballen në vendin e punës. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi,  Predrag Bošković. (Kabineti i Presidentit, ora 11:20 - vetëm pamje) 

- Qendra për Paqe dhe Tolerancë në përkrahje nga OSBE dhe në bashkëpunim me Komunën e Vitisë dhe me shkollat e mesme në këtë komunë organizon aktivitetin e pastrimit të Parkut të Qytetit në Viti. (Parku i Qytetit në Viti, ora 13:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i kërkesave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me Projektligjin për Pagat dhe Zyrtarët Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së parë të Shkollës së Lartë Profesionale - Cacttus Education. (Hotel Sirius, ora 15:00)