05 Qershor 2020

Facebook, plane për krijimin e një kriptomonedhe

New York, 19 qershor - Kompania Facebook njoftoi planet ambicioze për të nisur një kriptomonedhë të re globale të quajtur Libra, pjesë e një përpjekjeje për t’u shtrirë në sferën e pagesave, një hap që shkaktoi menjëherë shqetësime për privatësinë.

Gjigandi i rrjeteve shoqërore Facebook është lidhur me 28 partnerë, si Mastercard, PayPal dhe Uber për të formuar Shoqatën Libra, një entitet me qendër në Gjenevë që administron monedhën e re dixhitale. Asnjë bankë nuk është ende pjesë e këtij grupi.

Për të lehtësuar transaksionet, Facebook ka krijuar gjithashtu Calibra-n, një degë që do të ofrojë kuleta dixhitale për të ruajtur, dërguar dhe shpenzuar kriptomonedhën Libra. Calibra do të lidhet me platformat e mesazheve të Facebook-ut, Messenger dhe WhatsApp.

I gjithë sistemi është planifikuar të nisë në gjysmën e parë të vitit 2020. Drejtuesit e Facebook-ut dhe të firmave të tjera të lidhura me Libra-n kanë aspirata të mëdha. Ata shpresojnë se kjo vetëm do t’u japë një shtytje të madhe transaksioneve midis konsumatorëve dhe bizneseve në nivel global, por do t’i bëjë konsumatorët pa llogari bankare të kenë qasje për herë të parë në shërbime të ndryshme financiare.

Megjithatë, shqetësimet e privatësisë së konsumatorit dhe pengesat në aspektin rregullator mund të krijojnë pengesa në rrugën e përpjekjeve të kriptomonedhës së Facebook-ut.

"Ky instrument transaksionesh do të lejojë Facebook-un të mbledhë miliona e miliona të dhëna, gjë që e forcon bindjen time për nevojën e rregullimit të gjigantëve dixhitalë", tha ministri francez i financave Bruno Le Maire në një intervistë për Radio Europe 1.

Zoti Le Maire tha se u ka kërkuar drejtuesve të bankave qendrore në vendet e G-7 të hartojnë një raport mbi Libra-n deri në mes të muajit korrik.

Senatori amerikan Mark Warner, demokrat i shtetit Virxhinia, i cili bën pjesë në Komisionin Bankar të Senatit, publikoi gjithashtu një deklaratë të me tone të shqetësuara, ndërsa Markus Ferber, një ligjvënës i lartë gjerman në Parlamentin Europian, tha se monedha e re e Facebook-ut duhet t’i verë "rregullatorët në gjendje alarmi maksimal".

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2020 - Pranimi i detyrës nga Ministri i zgjedhur, Selim Selimi. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 9:00)

- Fillon pastrimi i deponisë inerte në fshatin Lebane. (Përfundimi i autostrades në anën e djathtë, ora 10:00)

- Mahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë. (Ndertesa e Kuvendit, salla  N302, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Komuna e Prizrenit do t'i bashkëngjitet fushatës globale "Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global. (Brigjet e liqenit të Vërmicës, ora 10:30)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore organizon panelin e diskutimit me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, do të mban një konferencë për Media. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ndërtesa e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZHE-së, ora 13:00)

- Ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. (Suharekë, ora 14:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:45 - vetëm pamje)