25 Prill 2024

Facebook përmirëson informacionet bazë mbi privatësinë

New York, 26 janar - Përmirësimi i funksionalitetit, përgjigjet ndaj pyetjeve më të zakonshme, informacione më të lehta për tu gjetur.

Me rastin e Data Privacy Day më 28 janar, Facebook përmirëson funksionet në faqen “Informacione bazë mbi privatësinë”.

“Njerëzit ndajnë momentet e tyre më të çmuara në Facebook, duam që sugjerimet dhe mjetet tona të jenë të qarta dhe lehtësisht të aksesueshme në çdo moment.

“Privacy Basics” ofron këshilla dhe informacione përsa i përket mbrojtjes së llogarisë tuaj, për të kuptuar kush mund t’i shohë postimet e tua dhe për të parë se si i shfaqet të tjerëve faqja juaj”, sqaron shoqëria.

Rrjeti social shpjegon se po i bën këto përmirësime me rastin e Data Privacy Day dhe thekson bashkëpunimin me ekspertë të privatësisë dhe organizatave në të gjithë botën si National Cyber Security Alliance etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)