29 Mars 2024

Facebook në krizë, 34 mijë përdorues e braktisin

SHBA, 2 qershor - Dështon iniciativa e "QuitFacebookDay.com" e cila ftoi të gjithë përdoruesit e Facebook që të largoheshin nga rrjeti popullor social.

Vetëm 34 mijë përdorues i janë bashkangjitur nismës, një shifër shumë e ulët kjo krahasuar me 540 milionë adresa të hapura.

Megjithatë nga të larguarit ka patur shfryrje te minutave të fundit...njëri prej tyre shkruan: "Edhe pse Facebook ndihmon për të takuar miqtë e vjetër, njerëzit harrojnë të të thonë mirupafshim"...ndërsa një tjetër ankohet se rrjeti social i ka marrë shumë orë të ditës së tij pa kuptuar ndaj largimi njëherë e përgjithmonë do ta shpëtonte nga kjo varësi.

Por Facebook nuk është i pazëvendësueshëm; përdoruesit e rrjetit social shohin dhe janë në kërkim të alternativave të tjera.

Gjatë këtyre javëve është folur shumë për projektin 'Diaspora', iniciativën e katër të rinjve njujorkezë, të cilët duan të hapin një rrjet social të decentralizuar, më të hapur dhe transparent nga ata aktualët dhe besohet se do të aktivizohet në fund të verës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)