25 Prill 2024

Facebook do t'i dorëzojë kongresit amerikan 3000 reklama në lidhje me Rusinë

New York, 22 shtator - Zyrtarët e rrejtit social Facebook, thonë se planifikojnë të dorëzojnë tek hetuesit e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, 3000 reklama që kanë lidhje me Rusinë, të cilat qarkulluan disa muaj para dhe pas zgjedhjeve në SHBA.

Drejtori Ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, ka thënë sembështetë hetimin nga Kongresi i SHBA-së.

Zuckerberk ka prezantuar nëntë hapat, të cilët kompania e tij po i ndëermerr për të parandaluar qeveritë për të përdorur këtë rrjet social, për të ndërhyrë në zgjedhje.

Facebook, do të bëjë transparente reklamat politike në rrjetin social, në mënyrë që njerëzit të shohin se cilat reklama kanë lidhje politike me zgjedhjet, tha Zuckerberg.

Këshilltari i Përgjithshëm i Facebook-ut, tha se Facebook, nuk i shpërndanëlehtë përmbajtjet, por sipas tij ky rrjet dëshiron të ndihmojë integritetin e zgjedhjeve në SHBA.

"Ne besojmë se publiku meriton llogari të plotë se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e 2016" ,ka shkruar ai.

Zuckerberg, ka qenë në presion, për të bërë më shumë, për të parandaluar përdorimin e Facebook-ut për manipulim të zgjedhjeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)