27 Janar 2021

Facebook do të rikthejë ndalimin e reklamave politike në Xhorxhia

Washington, 7 janar - Facebook tha se Xhorxhia do të bëhet përsëri pjesë e ndalimit ekzistues të reklamave politike të kompanisë së mediave sociale të mërkurën, pas balotazhit në këtë shtet.

"Kjo është pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të zvogëluar potencialin e konfuzionit ose abuzimit", u tha Facebook kompanive të reklamave në një email të parë nga agjencia e lajmeve Reuters.

Muajin e kaluar, Facebook tha se do të pezullonte ndalimin e përkohshëm të reklamave politike në Xhorxhia, ndërsa shteti përgatitej për zgjedhjet e balotazhit që do të përcaktonin se cila parti do të ketë kontrollin në Senatin e Shteteve të Bashkuara.

Facebook dhe Google vendosën të ndalonin reklamat politike pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit si pjesë e masave për të luftuar keqinformimin dhe abuzimet e tjera në faqet e internetit. Google e pezulloi ndalimin në dhjetor, duke thënë se nuk e konsideronte më periudhën pas-zgjedhore si një "situatë delikate".

Facebook tha të martën se çdo reklamë në lidhje me zgjedhjet e balotazhit në Xhorxhia do të ndalohej dhe reklamuesit që më parë lejoheshin të postonin reklama në lidhje me zgjedhjet e balotazhit në Xhorxhia nuk do të jenë në gjendje të publikojnë reklama të reja politike.

Facebook nuk iu përgjigj menjëherë pyetjeve se kur do të hiqej pauza e përgjithshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Dhjetor 2020

 - Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës,  Jusuf  Azemi është I ftuar nga Kryeministri I Kosovës Hoti  në një takim të përbashkët. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)  

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Dimitrije Raçiçeviq për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje dorëzon ankesë në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të PZAP-së. (Pallati i Drejtësisë, ora 11:00)

 

- Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bën homazhe te Pllaka përkujtimore për hebrenjtë, që pësuan gjatë holokaustit. (Oborri i Qeverisë, ora 11:40)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dorëzon ankesë në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të PZAP-së. (Pallati i Drejtësisë, ora 14:00)

- Mahet mbledhja e parë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit për vitin 2021. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 15:30)

 

- Në kuadër të Festivalit të Dramës Shqipe "Talia e Flakës 2021" organizohet një panel diskutimi me prof. Fadil Hysaj, Jeton Neziraj dhe Besim Ugzmajli, rreth Labortarotit të Dramës Shqipe RKS_KOS Lab 2020-2021. (Skena e vogël të Teatrit të Gjilanit, ora 16:00)