02 Dhjetor 2022

Fabrikat e reja Tesla po humbasin miliarda dollarë

New York, 23 qershor - Elon Maska ka deklaruar së fundmi se fabrikat e reja të Tesla-s në Gjermani dhe SHBA po humbasin miliarda dollarë dhe kjo ka ardhur si pasojë e mungesës së baterive dhe ndërprerjeve të furnizimit në Kinë.

Bllokimi si pasojë e Covid-19 në Kinë këtë vit, përfshirë Shangain ku Tesla ka një fabrikë të madhe, e kanë bërë gjithnjë e më të vështirë për prodhuesit operimin.

Më herët, Musk ka paralajmëruar shkurtime të vendeve të punës në firmë.

“Fabrikat po humbasin miliarda dollarë tani. Ka shumë shpenzime dhe pothuajse asnjë prodhim,” tha Musk në një intervistë me Tesla Owners of Silicon Valley, një klub i njohur nga kompania.

Musk tha se fabrikat kanë luftuar gjatë kësa periudhe për të rritur prodhimin që kur u hapën në fillim të këtij viti. Autoritetet në Kinë bllokuan disa qytete në fillim të këtij viti si përgjigje e rritjes së rasteve me Covid-19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 dhjetor 2022

- Grupi i Miqësisë me Mbretërinë e Bashkuar takohet me delegacionin nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301,ora 9:15)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër në kuadër të fushatës globale "16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore" do të lansoj Kurrikulën për Programet e Trajtimit të Dhunës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyron Projektligjin për Zyrtarët Publik dhe Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizon konferencën me donatorët për sektorin e bujqësisë me titull "Orientimet Strategjike për Zhvillimin e Sektorit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

- UNFPA Zyra në Kosovë organizon trajnim me gazetarë që do të trajtoj temën e menaxhimit të krizave të komunikimit, si dhe raportimin medial lidhur me Regjistrimin e popullsisë. (Prishtinë, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:30)

- Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Art Without Limit International Film Festival” mbahet programi i për fëmijë, ku do të shfaqen filmat e animuar me pjesmarrës nxënësit e disa shkollave të Prishtinës dhe Lipjanit ku dhe do të ketë performancë me titull “Terapia muzikore” nga qendra burimore “Përparimi” në Prishtinë dhe një performancë nga një këngëtare e re Tirana e cila është anëtare e Down Syndrome në Tiranë! (Kino Armata, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston Alpin Dogan, Kryeshef Ekzekutiv në KEDS; Serhat Mesut Dinc, Kryeshef Ekzekutiv në KESCO dhe  Alper Erbas, Kryeshef Ekzekutiv në KEDS për periudhën 2019-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)
 
- Shefi i misionit përcjellës të zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, Lukas Mandl, së bashku me ambasadorin e BE-së, Tomáš Szunyog, do të mbajnë një konferencë për shtyp për të prezantuar gjetjet preliminare dhe konkluzione mbi gjendjen e zbatimit të rekomandimeve të Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve 2021. (Hotel Sirius, ora 14:15)

- Organizata jo-qeveritare "You Can Do" organizon ngjarjen "Darka e Erret" ku zyrtar lokal edhe ndërkombëtar , profesorë e aktivistë do të darkojnë në erresirë totale dhe te diskutojnë rreth pozites se personave me aftesi te kufizuar në shoqëri dhe hapat konkret qe duhet te ndermeren për ketë komunitet. (Restaurant LUXOR në magjistralen Prishtinë - Obiliq, ora 17:00)