26 Shkurt 2021

Evropa e para për prodhimin e spam

Bruksel, 18 korrik - Evropa tejkalon Azinë për sa i përket burimit më të madh të spamit të shpërndarë me email anembanë botës, është raportuar gjatë të enjtes.

Evropa ka prodhuar mbi një të tretën e spamit në çerekun e dytë të vitit 2010, dukshëm më shumë sesa Azia, ka bërë të ditur kompania teknologjike e sigurisë Sophos. Azia ka qenë para Evropës në çerekun e parë të këtij viti.

Në terme të shteteve, Britania është renditur si kontribuesi më i madh në Evropë, për sa i përket shpërndarjes së spamit.

“Britania e Madhe ka pësuar një rritje të dukshme të spamit. Me një dalje totale prej 4.6 për qind të spamit të botës, kjo e bënë Britaninë e Madhe shtetin e katërt në botë që shpërndanë më së shumti spam” thuhet në raport.

Një rritje graduale janë duke pasur edhe Franca, Italia dhe Polonia të cilët gjithashtu janë duke kontribuar në spamin e Evropës.

Renditejet e shteteve Aziatike në “hall of shame” në përgjithësi ka rënë, ku edhe Vietnami e edhe Kina kanë pësuar rënie, nga pesë vende, në vendin e dhjetë, gjegjësisht njëzetë.

SHBA-ja ka mbetur ende lideri më i madh i krijimit të spam email, duke marr rreth 15.2 për qind të tërë spamit të botës së dërguar në çerekun e dytë, që është një rritje në krahasim me 13.1 për qind sa ishte në çerekun e parë të këtij viti. India u rendit e dyta me 7.7 për qind dhe Brazili mori vendin e tretë me 5.5 për qind.

Sophos gjithashtu tha se spami me email përbën rreth 97 për qind të të gjith emaileve të pranuar nga email serverët e bizneseve, “duke rënduar kështu rrjetin e burimeve dhe duke humbur një sasi të madhe të kohës për të ulur produktivitetin”.

“Spam do të vazhdojë të jetë një problem global derisa vazhdimisht spamerët do të fitojnë të holla prej tij. Kjo ka kuptim komercial për kriminelët që të vazhdojnë, edhe nëse një porcion shumë i vogël i njerëzve klikojnë në ato linqe”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet pranë objektit të Komunës së Prishtinës. (Objekti i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)