26 Shkurt 2021

Elon Musk dhe Jeff Bezos përplasen për vendosjen e satelitëve në hapësirë

New York, 27 janar - SpaceX dhe Amazon, kompanitë e drejtuara nga dy burrat më të pasur në botë, janë në “luftë”.

Elon Musk është CEO i SpaceX dhe ka një vlerë neto prej 209 miliardë dollarësh, ndërsa Jeff Bezos është CEO i Amazon dhe ka një vlerë neto prej 192 miliardë dollarësh.

Në qendër të konfliktit të tyre është një përpjekje e SpaceX për të modifikuar licencën e saj për Starlink, një plejadë masive e satelitëve të internetit, nga të cilat SpaceX ka lëshuar tashmë më shumë se 900.

SpaceX ka leje nga qeveria federale e SHBA-së për të nisur mijëra satelitë në orbitë, por në regjistrimet e fundit me Komisionin Federal të Komunikimit, kompania tha se disa mijëra nga ato satelitë dëshiron t’i vendosë në një lartësi më të ulët sesa ishte planifikuar ose autorizuar më parë.

Ky ndryshim i propozuar mund t’i vendosë satelitët Starlink në rrugën e një konstelacioni tjetër, të quajtur Project Kuiper, që është propozuar nga Amazon. Kompania nuk ka lëshuar ende ndonjë satelit, por ajo ka siguruar një licencë për projektin.

Planet aktuale të Amazon përfshijnë vendosjen e disa prej satelitëve të saj në orbitë afërsisht 590 km mbi sipërfaqen e Tokës. Ndërsa, ndryshimet në licencën e SpaceX do të lejonin kompaninë të orbitonte gati 3000 satelitët e saj në një lartësi prej 540 dhe 570 km. Amazon argumenton se satelitët Starlink në atë lartësi mund të shkaktonin shumë ndërhyrje të sinjalit me satelitët e Project Kuiper dhe rrjetet e tjera satelitore aty pranë, si dhe rrezikojnë përplasjen mes tyre.

Por, SpaceX nuk i sheh këto shqetësime si konkrete dhe të bazuara në prova. Drejtori i politikës satelitore të SpaceX, David Goldman, tha në një letër, më 22 janar se konkurrenti i tij arriti në ato konkluzione duke “mbledhur vetëm të dhëna që i interesonin” dhe “duke injoruar shumicën e modifikimit” që SpaceX ka propozuar.

Amazon u kundërpërgjigj në një deklaratë, duke thënë, “Faktet janë të thjeshta. Ne krijuam Sistemin Kuiper për të shmangur ndërhyrjet në Starlink, dhe tani SpaceX dëshiron të ndryshojë modelin e sistemit të saj. Këto ndryshime jo vetëm që krijojnë një mjedis më të rrezikshëm për përplasjet në hapësirë, por ato gjithashtu rrisin ndërhyrjet në radio për klientët “.

Satelitët kanë nxitur një rritje të madhe të numrit të objekteve që vendosen në hapësirë. Pjesa më e madhe e kësaj rritjeje është nxitur nga kompani si Amazon dhe SpaceX që duan të vendosin mijëra satelitë në orbita nën 2000 km.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)