29 Maj 2020

Dy lexues elektronik nga ViewSonic

SHBA, 13 prill - ViewSonic ka paraqitur dy lexues elektronik të librave - VEB 625 e VEB 620. Të dy lexuesit vijnë me ekrane 6-inçëshe E Ink, mirëpo modeli i avancuar, ai 625, ekran të ndjeshëm në prekje dhe Wi-Fi.

Kapaciteti i memories së integruar në të dyja modelet është 2 gigabajt, janë integruar qasjet për kartelat e memories SD dhe akselerometri i cili shërben për rrotullime automatik të faqeve varësisht nga orientimi i pajisjes.

Modeli më i avancuar, po ashtu ka bateri më të mirë e cila ofron mjaft fuqi për lexim të 8.000 faqeve, derisa në modelin tjetër kohëzgjatja e baterisë është deklaruar në 6.000 faqe. Nga formatet e mbështetura të cilat këta lexues hapin janë PDF, EPUB, FB2, HTML, TXT e RTF.

Çmimi i modelit VEB 620 në tregun evropian kushton 200 euro, derisa VEB 625 shitet me çmim prej 235 eurosh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit. (Salla e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrëtohet  raporti vjetor i përformancës se Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019.  (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGjK-së, ora 14:00)