15 Dhjetor 2019

Diskutohet për tërheqjen e investitorëve të huaj në fushën IT-së

Prishtinë, 12 qershor - Sot në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë Zëvendësshefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri së bashku me ekspertë të sektorit të IT-së në Kosovë do të diskutojnë rreth zhvillimit të këtij sektori në vend.

Diskutimi në formën e tryezës së rrumbullakët është pjesë e aktiviteteve në kuadër të Fushatës për Zhvillim Ekonomik #Tëflasimpërekonominë.

Pjesëmarrësit do të diskutojnë rreth mbështetjes së Bashkimit Evropian ndaj këtij sektori, planeve për të ardhmen, tërheqjes së investitorëve të huaj në këtë fushë, kualitetin e produkteve dhe përshtatjen e tyre për tregun dhe standardet e BE-së, sigurinë e produkteve dhe problemet e mundshme në të cilat momentalisht kalon ky sektor i rëndësishëm

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 dhjetor 2019

- Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë dhe Komiteti Lokal për Siguri Publike nga komuna e Vushtrrisë organizon takimin e nëntëmbëdhjetë të Këshillit Ekzekutiv të Komiteteve Lokale për Siguri Publike. (Hotel Emerald, ora 10:00) 
 
- Komuna e Deçanit dhe Ministria e Arsimit vendosin gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme dhe të Ulët 'Lidhja e Prizerenit'. (Deçan, ora 12:00)