19 Prill 2024

Dështon projekti për ftohjen e Tokës

SHBA, 3 korrik - Nëse retë janë të bardha sjellin shi. Kjo hipotezë hedh poshtë projektin e disa shkencëtarëve amerikanë për të ulur temperaturën mesatare të Tokës.

Rezultatet dalin pas një studimi të “Carnegie Institution” dhe “Indian Institute of Science”. Ky projekt parashikonte hedhjen e ujit të detit në retë mbi oqeane për të rritur numrin e bulëzave. Nëse retë janë të zeza do të thotë se mbajne pika të mëdha shiu dhe e kundërta ndodh nëse retë janë të bardha.

Në një farë mënyre ky ishte objektivi pasi synohej rrezatimi i një sasie më të vogël të rrezeve të diellit, duke penguar ngrohjen e shpejtë të Tokës. Kërkuesit e kuptuan se rezultati do të ishte vetëm rritje e sasisë së shirave në tokë duke shkaktuar madje edhe uragane të mëdha.

Këto fenomene ndodhin kur temperatura në tokë është më e lartë se në oqeane. Gjeoinxhinieria ka humbur kështu një mundësi por rrugëtimi i kësaj shkence do vazhdojë në kërkim të gjetjes së një zgjidhjeje që do të shpëtonte Tokën.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)