29 Mars 2024

Censurohet interneti në Iran

SHBA, 15 mars - Raporti i DASH-it theksonte censurimin e internetit në Iran, i cili shpeshherë është shoqëruar me shtypje të dhunshme të protestave masive, sidomos pas rizgjedhjes së presidentit të linjës së ashpër Mahmoud Ahmadinejad.

\"Të dhënat e dobëta për të drejtat e njeriut në vend janë përkeqësuar gjatë vitit, veçanërisht pas zgjedhjeve të debatuara presidenciale,\" thuhej në të, duke shtuar se autoritetet kishin reduktuar të drejtat e iranianëve për të ndryshuar qeverinë e tyre me anë të zgjedhjeve të lira dhe të drejta.

Raporti thoshte se Irani kontrollonte komunikimet elektronike, bllokonte faqet sociale të internetit si Facebook e Twitter, dhe vërente një reduktim të përgjithshëm të valëve të internetit në vend, duke diskurajuar përdorimin e tij.

Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas revolucionit islamik të vitit 1979, dyshojnë se Teherani po kërkon të zhvillojë armë bërthamore, megjithëse Irani thotë se programi i tij nuklear ka thjesht qëllim gjenerimin e energjisë elektrike.

President Barack Obama ka kërkuar një angazhim të ri me Teheranin, por shumë pak ka ndodhur deri tani.

Raporti theksonte se policia Iraniane dhe vullnetarët militantë Basij kishin shtypur me dhunë demonstratat e pas zgjedhjeve, ku 37 njerëz raportohet të kenë humbur jetën, sipas shifrave zyrtare, por të llogaritur në 70, nga grupet opozitare.

Deri në muajin gusht, qeveria kishte arrestuar rreth 4,000 njerëz thuhej në raport, dhe gjatë protestave të 27 dhjetorit në Ashura, ritual Shi\'it përkujtimor, autoritetet kishin arrestuar 1,000 njerëz duke vrarë të paktën tetë në përpjekjet nëpër rrugë.

Raporti zbulonte se Rusia, një tjetër element i përhershëm kritike i këtij sondazhi, kishte dobësuar lirinë e shprehjes dhe pavarësinë e medias \", duke instruktuar ndjekjen e politikave në burimet shtetërore të medias, duke bërë presion ndaj burimeve të tjera të pavarura për distancim nga mbulimet politike, dhe duke ndjekur dhe frikësuar disa gazetarë.\"

Aty thuhej se njerëz të panjohur kanë vrarë aktivistë të të drejtave të njeriut duke përfshirë dhe Natalia Estemirova, e cila shpenzoi më shumë se 10 vjet duke dokumentuar vrasjet, torturën, dhe zhdukjet që sipas saj lidheshin me qeverinë çeçene. Estemirova u mor peng dhe u vra në korrikun që kaloi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)