20 Shtator 2018

Britania kërcënon me sanksione rrjetet sociale Facebook, Twitter

Londër, 30 dhjetor - Gjigandët e mediave sociale Facebook-u dhe Twitter-i mund të përballen me sanksione në Britani, nëse nuk arrijnë të tregojnë gadishmëri në dhënien e detajeve lidhur me fushatat disinformuese ruse që përdorën platformat e tyre në prag të referendumit për daljen e Britanisë nga blloku Evropian. Parlajmërimi vjen nga kryetari i një komisioni hetimor parlamentar britanik.

Britania kërcënon me sanksione rrjetet sociale Facebook, TwitterKompanive u është dhënë afat deri më 18 janar për të dorëzuar informacionin.

Komisionet parlamentare nuk kanë fuqi të vendosin sanksione, por zyrtarët britanikë kanë shprehur interes në ndëshkimin e kompanive të mediave sociale për dështim në marrjen e masave për të ndaluar që platformat e tyre të shfrytëzohen nga agjitatorët.

Në shtator në Nju Jork në mbledhjen vjetore të Kombeve të Bashkuara, Kryeministrja britanike Theresa May shprehu irritimin e saj me kompanitë e mediave sociale, duke thënë se ata duhet të lëvizin "më tej dhe më shpejt" në heqjen e përmbajtjeve ekstremiste dhe duhet të synojnë që ta bëjnë këtë brenda dy orësh prej publikimit në platformat e tyre.

Ligjvënësit dhe ministrat britanikë nuk janë të vetmit që po shqyrtojnë mënyrat për të vendosur sanksione ndaj kompanive të mediave sociale. Këtë muaj, autoriteti i konkurrencës në Gjermani akuzoi Facebook-un për shkelje të rregullave evropiane të mbrojtjes së të dhënave, duke bashkuar informacionet e mbledhura përmes WhatsApp-it dhe Instagram-it me llogaritë e përdoruesve në Facebook.

Në përgjigje të kërkesave të parlamenti britanik për informacione në lidhje me ndërhyrjen e Rusisë në referendumin e BE-së, përfshirë detaje mbi llogari të operuara nga aktorë rusë për disinformim, kompanitë e mediave sociale i ofruan kopje të informacioneve që i patën dhënë Komisionit Zgjedhor britanik, i cili po shqyrton reklamat me origjinë nga aktorët rusë përpara votimit për daljen nga unioni.

Kalendari

Ngajrjet e datës 20 shtator 2018

 - Këshilli i Investitorëve Evropianë në bashkëpunim me Zyren e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Bankën Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim organizojn konferencën e nivelit të lartë 'Drejt një klime miqësore të biznesit dhe investimeve në Kosovë, “White Book 2018”. (Hotel Emerald, ora 8:30)

- Komuna e Gjilanit organizon aktivitetin "Dita pa Makina", që shënohet në kuadër të aksionit "Ta pastrojmë Kosovës". (Para shtatores se Rexhep Males e Nuhi Berishes, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon konferencën “Siguria Njerëzore, Problemi dhe Reagimi Institucional”. (Salla e konferencave Orion, përballë KINO ABC, ora 10:00)

- Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës bëhet përurimi i shtatoreve të heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci. (Sheshi “Fehmi Lladrovci” në Drenas, ora 12:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e shtatoreve të Heroit Fehmi Lladrovci dhe Heroinës Xhevë Krasniqi - Lladrovci. (Sheshi “Fehmi Lladrovci”, Drenas, ora 12:00)

- Ushtruesi i Detyrës së Ministrit te Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të vizitojë Komunën e Pejës dhe Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodini” në Pejë. (Komuna e Pejës, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të mbahet shqyrtimi i Projektligjit pÑ‘r Ratifikimin e Marrëveshjes për Pjesëmarrjen e Kosovës në programin Evropa Kreative për Mbështetjen e Sektorëve Kulturorë dhe Kreativë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)  

- Fillon asfaltimi i rrugëve në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. (Oborri i QKUK-së, ora 15:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë veri-perëndimore, Nebi Hoxha. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 15:00)

- Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës dhe forumZFD Programi në Kosovë organizojn konferencën tre ditore 'Rishikimi i ballafaqimit me të kaluarën dhe drejtësia tranzicionale në Ballkan' . (Fakulteti Filozofik, ora 15:30)

-  Kyetari i LDK-së Isa Mustafa mban mbledhje me kryetarë të degëve të LDK-së. (Hotel Sirius, ora 17:00)