23 Prill 2024

BlackBerry sjell dy smartfonë të rinj

Barcelonë, 28 shkurt - Kompania kineze, TCL, e njohur për prodhimin e televizorëve dhe telefonave Alcatel, ka sjellë KEYone, telefonin e shumëpritur të BlackBerry për 2017, në Mobile World Congress në Barcelonë.

KEYone, më herët i thirrur “Mercury”, vjen për njerëzit që preferojnë tastierën fizike QWERTY, si dhe tiparet e sigurisë së BlackBerry.

Telefoni është pajisje Android që vjen me tastierën QWERTY dhe ekranin funksional të ndjeshëm në prekje. KEYone vjen me ekran të madhësisë 4.5 inç, të rezolucionit 1,620×1,080 pikselë dhe xham Corning Gorilla Glass 4.

KEYone punon me procesorin Snapdragon 625, ka RAM memorie prej 3GB dhe hapësirë ruajtëse prej 32GB. Kamera kryesore ka mundësi të shkrepjes së fotove në 12MP ndërsa kamera dytësore vjen me 8MP.

Celulari ka çmim prej 549 dollarë në SHBA ndërsa në vendet evropiane vjen për 599 dollarë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)