23 Tetor 2018

Beqaj: Ekonomia digjitale është bërë faktori kyç për zhvillim e një vendi

Prishtinë, 19  prill  - Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj gjatë qëndrimit në Maqedoni, ku ka marrë pjesë në Samitin Digjital, ka pasur një varg takimesh të rëndësishme. Ministri Beqaj në Shkup ka takuar ministrin e Shoqërisë Informative dhe Administratës Damjan Mançevski, me tw cilin ka diskutuar për rëndësinë e ekonomisë digjitale që është bërë faktori më i rëndësishëm për zhvillimin e një vendi.

“Kosova do të jetë njëra prej vendeve e cila do të zhvillohet me ritmin më të shpejtë në histori, sepse forca digjitale dhe infrastruktura socio-ekonomike do të lejojë që çdo person, çdo ndërmarrës, të realizojë potencialin e tij intelektual dhe krijues”, theksoi z. Beqaj në takim me z. Mançevski.

Të dy ministrat dhe zyrtarë të tjerë rajonalë dhe të BE-së, kanë marrë pjesë në hapjen zyrtare të Panairin Digjital EXPO, ku ishin të pranishëm edhe shumë ndërmarrës dhe start-up nga Kosova.

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj gjatë pjesëmarrjes në Samitin Digjital në Shkup ka takuar komisionerën e BE-së për Ekonominë Digjitale, Mariya Gabriel, me të cilën ka bashkëbiseduar  për ndërtimin e shoqërisë dhe ekonomisë digjitale në Kosovë.

Në Samitin e parë digjital për Ballkanin Perëndimor po marrin pjesë kryeministrat e Qeverive të Ballkanit perëndimor, ministrat përgjegjës për agjendën digjitale nga vendet e rajonit dhe vendet anëtare të BE-së, të cilat marrin pjesë në Procesin e Berlinit, Komisioni Evropian dhe nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC).​
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 tetor 2018  - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim deputetin e Parlamentit të Gjermanisë, Peter Beyer. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Ministri i Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviç viziton Ministrinë për Forcën e Sigurisë të Kosovës. (Ministria për Forcën e Sigurisë të Kosovës në Prishtinë, ora 9:25)

- Misioni i OSBE-së organizon punëtori për gazetarët me titull mediat në gjykatore në Gjykatat Themelore. (Gjykata Themelore në Prizren, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët formimi i grupeve punuese për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Matthew Palmer.  (Kabineti i Presidentit, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Me rastin e vizitës së zotit Peter Beyer, deputet në Bundestag, në Kosovë, Ambasada Gjermane organizon një takim me gazetarë. (Ambasada Gjermane, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon hapjen e  fushatës së titulluar “Dhuna nuk arsyetohet”.  (Sheshi ”Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimit për mbështetjen e punës së AKI-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin e diskutimit me temë “Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial sipas këndvështrimit dhe vlerësimit të qytetarëve". (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës pret në takim zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Matthew Palmer. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:45)

- Ministri për Forcën e Sigurisë të Kosovës, Rrustem Berisha dhe Ministri i Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviç mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Ministrisë se FSK-së, ora 10:50)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Propozim - vendimit të Qeverisë për kandidatet për kryesues të Bordit të ZRRE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media në të cilën do të paraqiten rekomandimet e KDI-së, lidhur me të drejtat e punëtorëve në sektorin privat dhe rreziqet me të cilat përballen në vendin e punës. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi,  Predrag Bošković. (Kabineti i Presidentit, ora 11:20 - vetëm pamje) 

- Qendra për Paqe dhe Tolerancë në përkrahje nga OSBE dhe në bashkëpunim me Komunën e Vitisë dhe me shkollat e mesme në këtë komunë organizon aktivitetin e pastrimit të Parkut të Qytetit në Viti. (Parku i Qytetit në Viti, ora 13:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i kërkesave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me Projektligjin për Pagat dhe Zyrtarët Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së parë të Shkollës së Lartë Profesionale - Cacttus Education. (Hotel Sirius, ora 15:00)