21 Shkurt 2020

BE-ja synon të dërgojë 30 satelitë në hapësirë

Bruksel, 6 mars - Bashkimi Evropian planifikon dërgimin në hapësirë të 30 satelitëve dhe të revolucionojë kështu teknikën e navigimit.

Galileo pritet të jetë më i mirë se sistemi amerikan GPS, por skeptikët kritikojnë kostot shumë të larta për taksapaguesit evropianë.

Komisioni i BE-së ftoi në një paraqitje të sistemit në Bruksel me qëllim vënien në pah të përparësive të Galileos ndaj konkurrentit amerikan GPS.

Komisari i BE-së për industrinë, Antonio Tajani, shpjegon: "Ne duam të prezantojmë aplikimet në praktikë të Galileos, me të cilat do të fitojmë miliona e miliona euro."

Kostoja e parashikuar aktualisht nga BE-ja është 3,4 miliardë euro. Por europarlamentari Norbert Glante thotë se kjo shumë është e pamjaftueshme:

"Shuma është llogaritur shumë ngushtë. Me këto para mund të vendosim në orbitë një strukturë bazë prej 18 satelitësh, por jo 30 siç parashikohet.

" Por edhe me më pak satelitë do të ishte i mundur një navigim i saktë deri në centimetra. Nga viti 2014 qytetarët evropianë mund të përfitojnë nga Galileo. Atëherë një traktor mund të parkonte përpara ndërtesës së Komisionit të BE-së edhe pa shofer. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 shkurt 2020  - Mbahet takimi i 178-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Grupi për Ballkan dhe anëtarët e tjerë të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi mbajnë tryezën e diskutimit për të arriturat e dialogut teknik Kosovë – Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi (zyra e kryetarit, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në akademinë përkujtimore për heroin Shaban Polluzha, me rastin e 75 vjetorit të rënies së tij. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani (zyra e kryetarit, ora 15:00)

- Kryeparlamentarja Osmani mban fjalim para kuvendarëve të Gjilanit e më pas viziton shkollën fillore “Thimi Mitko”. (Salla e Kuvendit te Komunës së Gjilanit, ora 15:30)

- Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të shkojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca. (Gjilan, ora 17:00)

Festivali Nderkombetar i Animacionit Anibar organizon natën e shfaqjes së filmit Please Vote for Me" dhe dhurimit të librit nga truAktiv. (Kinema "Jusuf Gërvalla" në Pejë, ora 19:00)