19 Prill 2024

Bashota, promovon shërbimet online nga E-kiosku

Klinë, 20 mars - Qytetarët e Komunës së Klinës nga sot do të kenë mundësinë që vetë të marrin disa lloje të dokumenteve të gjendjes civile.

Kjo pasi që edhe zyrtarisht është vëne në funksion E- kiosku online, i cili do të jetë në funksion të qytetarëve për nxjerrjen e disa dokumenteve të gjendjes civile.

Zyrtarisht, promovimin online nga E-kiosku e ka bërë Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota.

“Sot Klina, shënon edhe një hap në modernizimin e administratës. E-kiosku do të jetë në shërbim të  qytetarëve 24 orë. Me këtë projekt fillon një vizion i ri në ngritjen e kapaciteteve në ofrimin e shërbimeve për qytetarë”, ka thënë me ketë rast, kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota. 

E – kiosku është aparat, i cili qytetarëve u mundëson që 24 orë të nxjerrin vetë  dokumente të gjendjes civile, certifikatën e lindjes, shtetësisë, martesës, ekstrakt të lindjes, kërkesë-ankesë komunës dhe faturën e tatimit në pronë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)