18 Prill 2024

Bashkësitë lokale trajnohen për Platformën digjitale për pjesëmarrje publike

Prishtinë, 10 mars - Drejtoria e Administratës Komunale në bashkëpunim me OSBE-në mbajti trajnim me kryetarët e bashkësive lokale për përdorimin e “Platformës digjitale për pjesëmarrje publike”.

 Ata u njoftuan fillimisht për rëndësinë e shfrytëzimit të kësaj platforme, si dhe u inkurajuan që përmes saj t’i paraqesin kërkesat, propozimet, idetë, plan-projektet dhe rekomandimet e tyre për nga bashkësitë lokale që përfaqësojnë.

Kjo platformë rritë transparencën ndaj qytetarëve dhe u mundëson atyre të përcjellin kërkesat dhe statusin e tyre deri në përmbyllje.

Ky proces po ashtu lehtëson një komunikim më të drejtpërdrejtë në mes të qytetarëve dhe qeverisë komunale. Pjesëmarrja e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes përforcon demokracinë dhe i bënë qytetarët “bashkë-autorë” të politikave të ndryshme lokale.

Kryetarët e bashkësive lokale të Prishtinës u shprehën të kënaqur me një platformë të tillë, dhe me trajnimin e ndjekur, ku u njoftuan edhe me standardet minimale për pjesëmarrje publike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)