21 Shtator 2020

Astronomët zbulojnë shenjë të mundshme të jetës në retë e Venusit

Florida, 15 shtator - Një grup studiuesish kanë njoftuar se kanë zbuluar shenjë të mundshme të jetës brenda atmosferës së planetit të Venusit, gjë që mund të jetë zbulimi më i madh shkencor në kërkimin e jetesës jashtëtokësore.

Sipas Administratës Kombëtare Aeronautike Hapësinore të SHBA-ve (NASA), situata e vrazhdë e planetit konsiderohet gjerësisht jo mikpritëse për jetën me temperatura sipërfaqësore që tejkalojnë 470 gradë Celsius, pasi atmosfera e trashë sulfurike e Venusit bllokohet në nxehtësi nga dielli.

Por grupi i shkencëtarëve ndërkombëtarë nga Instituti i Teknologjisë Massachusetts (MIT), Universiteti Cardiff i Mbretërisë së Bashkuar, si dhe universitete të tjera dhe qendra kërkimore me profil të lartë thanë se dy teleskopë në Hawai dhe Kili zbuluan shenja të fosfinës në retë e Venusit. Gazi toksik gjendet në Tokë vetëm nëse fabrikohet ose prodhohet nga organizma të gjallë.

Sipas studiuesve, retë e Venusit mendohet se janë në gjendje të tolerojnë jetën mikrobiale për aq kohë sa ajo mund të ekzistojë në një mjedis me nivel të lartë të acidit, ndërsa zbulimi i fosfinës, një gaz i përbërë nga hidrogjeni dhe fosfori, "mund të tregojë jetë ajrore jashtëtokësore".

Por ata paralajmëruan se zbulimi i fosfinës kërkon studim të mëtejshëm për të përcaktuar nëse "ajo në fakt është provë e jetës aliene".

Një grup studiuesish nga MIT hulumtuan mbi skenarë të mundshëm për të përcaktuar nëse diçka tjetër, përveç jetës, mund të kishte prodhuar fosfinë, por arriti në përfundim se nuk ka procese të njohura natyrore që do të kishin llogaritur nivelet e fosfinës që u zbuluan.

"Është shumë e vështirë të provohet një mohim", tha Clara Sousa-Silva, një shkencëtare nga MIT, duke shtuar se, "Tani, astronomët do të mendojnë për të gjitha mënyrat për të justifikuar fosfinën pa jetë dhe unë e mirëpres atë. Ju lutem bëjeni, sepse jemi në fund të mundësive tona për të treguar procese abiotike që mund të krijojnë fosfinë".

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Shtator 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

- Fillon Shkolla Verore e BE-së në të cilën do të shtjellohet temat për zhvillimin ekonomik, qëndrueshmërinë mjedisore dhe shfaqjen e pandemisë globale. (Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të votohet raporti i panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla takohet me Ambasadorin japonez, Mizutani Akira. (Kabineti i ministres Haradinaj Stublla, ora 10:00 - pa prezencen e mediave)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, pret në takim delegacionin e Qeverisë së SHBA-ve, të udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA Adam Boehler, të cilit do t’i bashkohet edhe i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, Kryetarin e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)
 
- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla dhe Ambasadori japonez, Mizutani Akira, nënshkruajnë marrëveshjen për donacionin e radhës të Japonisë për Kosovën. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 10:30)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë shqyrton listen e dëshmitarëve, përzgjedh ekspertët e jashtëm si dhe publikon adresën për dorëzimin e dëshmive nga qytetarët. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në përurimin e shtatores së Heroit Ahmet Krasniqi, si dhe në inaugurimin e sheshit, i cili do të mbajë emrin e tij. (Sheshi “Ahmet Krasniqi” në Vushtrri, ora 11:00)  

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore për Sallën e Operacionit dhe Sallën e Lindjes për gratë e infektuara me COVID-19, pajisje këto të financuara nga partneri jonë Raiffeisen Bank në Kosovë dhe AMC. (QKUK, ora 11:00)

- Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, do të takohet me U.D i Kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Arsim Janova, ku do të  nënshkruajnë një Marrëveshje Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi mes dy institucioneve, pas nënshkrimit të marrëveshjes do të ketë konferencë për medie. (Ish-objekti i Bankës së Lubjanës, kati i IV, ora 11:15)

- Seanca plenare e Kuvendit, e ndërprerë të premten do të vazhdojë sot. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00) 

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim delegacionin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 18:30)