20 Prill 2024

Astronautët zbulojnë shtatë planete sa madhësia e Tokës

Florifa, 23 shkurt - Një ekip astronomësh ndërkombëtarë, që përdorën disa teleskopë tokësorë dhe të hapësirës, kanë zbuluar shtatë planete sa madhësia e Tokës në një sistem vetëm 40 vite drite larg.

Shtatë planetet, sipas një deklarate për shtyp, “kanë sasi të mëdha uji pak a shumë të ngjashme me Tokën.\"

Sipas shkencëtarëve, temperaturat në planetet “janë mjaftueshëm të ulta për të bërë të mundur ujin likuid në sipërfaqe...\" ndërsa planetet janë një habitat i shkëlqyer.

Michael Gillon, i Institutit STAR në Universitetin Liège në Belgjikë, është autori drejtues i studimit. Gillon tha se është i entuziazmuar nga rezultatet. \"Ky është një sistem i mrekullueshëm planetar – jo vetëm se zbuluam shumë planetë, por pasi ata janë të gjithë të ngjashëm me madhësinë e Tokës!\"

Rezultatet e studimit janë publikuar në numrin e sotëm të revistës Nature.

Planetet u zbuluan duke lëvizur në orbitën e një ylli të vogël të quajtur TRAPPIST-1.

Ai është i ngjashëm me një tjetër yll xhuxhr, Proxima Centauri, që është vetëm 4.2 vite larg nga Toka. Ai bëri lajm vitin e kaluar kur shkencëtarët zbuluan një planet të ngjashëm me Tokën, që e quajtën Proxima b, në orbitën e tij.

Këta planetë të ngjashëm me Tokën nuk janë çudi për Alan Boss, një astrofizikant që foli me Zërin e Amerikës rreth planetit Proxima b pak muaj më parë. Ai tha atëherë se mund të ketë deri në \"1.2 habitate si Toka për secilin yll.\"

Gjetja e planeteve ishte një përpjekje ndërkombëtare. Astronomët kishin zbuluar tashmë tre planete me madhësinë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)