19 Prill 2024

Apple rrit fitimet në 52.9 miliardë dollarë

New York, 4 maj - Apple, që është kompania më e madhe botërore në tregun e kapitalit, ka shënuar një rritje të të hyrave neto për të cilat flasin të dhënat e publikuara në fund të çerekut të dytë fiskal që përfundoi më 1 prill.

Në periudhën janar-mars, të hyrat neto kanë shënuar një rritje për 4.8 për qind, më konkretisht për 11 miliardë dollarë që është më shumë nga 10.5 miliardë dollarët nga periudhë e njëjtë të vitit të kaluar.

Përsa i përket totalit të fitimit në periudhën e përmendur më lartë është 52.9 miliardë dollarë nga 50.6 miliardë sa ka qenë vitin e kaluar.

“Nga totali i fitimit, 65 për qind i tij është bërë nga shitja”, thuhet në njoftimin nga Apple në të cilën sqarohet se në periudhën janar-mars, shitja e telefonave iPhone ka rënë për 0.8 për qind, më konkretisht në 50.8 milionë dollarë, ndërsa shënon rënie edhe shitja e pajisjeve iPad për 12.7 për qind, me të hyra prej 8.9 milionë dollarë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)