20 Prill 2024

Apple raportoi një rritje më të madhe se ajo e parashikuar në shitjen e iPhone

New York, 2 shkurt - Apple raportoi një rritje më të madhe se ajo e parashikuar në shitjen e iPhone përgjatë periudhës së pushimeve, por parashikon fitime më të ulta se përllogaritjet në tremujorin aktual, pasi klientët do të presin hedhjen në treg të iPhone të 10-vjetorit.

Aksionet e kompanisë më me vlerë në botë shkuan në 2.6% ose në 124.50 dollarë në fillim të kësaj jave. Apple shiti 78.29 milionë iPhone në tremujorin e parë që përfundoi në 31 dhjetor, krahasuar me 74.78 milionë që shiti vitin e kaluar, duke shënuar kështu edhe rritjen e parë mujore në shitjet vjetore të iPhone.

Analistët kishin parashikuar një mesatare prej 77.42 milionë aparatesh të shitura, sipas firmës së kërkimeve FactSet StreetAccount. Rezultatet, që reflektojnë tremujorin e parë të plotë të shitjeve të iPhone 7, vijnë në një kohë kur kërkesa globale për smartphone po ngadalësohet dhe alternativa më të lira po pushtojnë tregun.

Biznesi i shërbimeve të Apple, që përfshin App Store, Apple Pay dhe iCloud, regjistruan një rritje 18.4% në fitime, ndihmuar edhe nga popullariteti i lojërave si PokemonGO apo Super Mario Run dhe fitimeve të larta nga abonimet.

Kompania parashikon një fitim total deri në 53.5 miliardë dollarë për tremujorin aktual. Analistët, presin që kjo shifër të jetë mesatarisht 53.79 miliardë dollarë.

Të ardhurat neto të kompanisë ranë në 17.89 miliardë dollarë ose 3.36 dollarë për aksion në këtë tremujor, nga 18.36 miliardë ose 3.28 dollarë për aksion, krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, fitimet u rritën 3.3% në 78.35 miliardë, krahasuar me mesatare prej 77.25 miliardë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)