19 Prill 2024

“Apple”, probleme me modelin e ri iPhone 4

SHBA, 16 korrik - “Apple” ka nisur një fushatë mbrojtëse për t’i bërë ballë problemeve me marrjen e sinjalit që ka aparati i ri i saj iPhone 4.

Kompania e Steve Jobs ka thirrur papritur një konferencë për ditën e nesërme, ku pritet të diskutohet problemi në fjalë, i denoncuar nga mijëra përdorues.

Në ditët e fundit, modeli i fundit i “mollafonit” ka marrë kritika të ashpra nga Consumer Reports, e njohur ndryshe si bibla e konsumatorëve amerikanë, pikërisht për problemet që kanë të bëjnë me antenën.

Kjo është bërë shkak që kompania të shqyrtojë hipotezën e tërheqjes së modelit, që do t’i kushtonte 1.5 miliardë dollarë dhe që në bursë ka ndikuar tashmë në aksionet e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)