17 Janar 2018

Apple lëshon alarmin për sigurinë!

New York, 5 janar - Apple ka thënë se të gjithë iPhone-t, iPad-et dhe kompjuterat Mac janë prekur nga dy probleme të rëndësishme me chip-et komputerike.

Më herët këtë javë u bë e ditur se kompanitë teknologjike po përpiqen të zgjidhin problemet që mund t’i lejojnë hakerave vjedhjen e të dhënave.

Apple tha se ka hedhur në qarkullim disa udhëzime për mbrojtjen, por nuk ka të dhëna se vulnerabiliteti është shfrytëzuar.

Sidoqoftë kompania ka këshilluar shkarkimin e software-ve vetëm nga burime të besueshme, në mënyrë që të evitohen aplikacionet e dëmshme.

Përdoruesit e kompjuterave Mac, shpesh besojnë se aparaturat dhe sistemet e tyre operative janë më pak vulnerabël ndaj çeshtjeve të sigurisë se sa psh. telefonat Android apo kompjuterat që përdorin sistemet Microsoft.

Por, problemet e fundit të pikasura janë zbuluar në të gjithë njësitë moderne të procesorëve kompjuterikë apo microchip-at e prodhuar nga Intel dhe ARM dhe të dyja firmat ofrojnë thujase të gjithë furnizimin për tregun global kompjuterik.

“Të gjithë sistemet Mac dhe aparaturat iOS janë të prekura, por nuk ka të dhëna për shfrytëzim të situatës në dëm të konsumatorëve deri më tani”, tha Apple në një postim.

Ky problem, sipas kompanisë, prek të gjithë procesorët modernë dhe thuajse të gjitha aparaturat kompjuterike dhe sistemet operative. Më herët, edhe Google dhe Microsoft kanë lëshuar deklarata, në të cilat i tregojnë përdoruesve se cilat produkte janë prekur nga problemet më të fundit.

Google tha se telefonat e saj Android që përbëjnë më shumë se 80 për qind të tregut, janë të mbrojtur nëse përdoruesit kanë bërë updatet më të fundit të sigurisë. Dhe Microsoft, po ashtu ka marrë disa masa për pjesën më të madhe të shërbimeve të tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Janar 2018 - Mbahet mbledhje e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i projektligjit për ndërmarrjet sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN 303, ora 10:00)

- Në kuadër të organizimeve në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, nesër më 17 janar 2018, zhvillohen homazhe te shtatorja e Skënderbeut. (Shtatorja e Skënderbeut, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të punës së Komisionit, për vitin 2017 si dhe shqyrtimi i draft-planit të punës së Komisionit, për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Për nder të 18 vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës, do të mbahet shënimin simbolik të këtij përvjetori, në të cilin pjesëmarrës do të jenë Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, Ministri i Financave Bedri Hamza, palët e interesit dhe donatorët. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve, ish-ndërtesa e Gërmisë, ora 11:00) 

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit,  salla  C 301, ora 11:00)

- Prezantohen projektet e studentëve, të cilët do të pasqyrojnë punën që është bërë gjatë semestrit dimëror 2017/18. (Fakulteti i Edukimit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluejtshme, me raport amandamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Finanaca. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 12:00)

- Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj do të vizitojë kompaninë e prodhimit të produkteve farmaceutike “Trepharm”. (Hapësirat e “Trepharm” në Sllatinë, ora 12:30)

- Komuna e Gjilanit ben zbulimin e bustit te heroit Gjergj Kastrioti - Skenderbeu. (Sheshi kryesore para zyres se kryetarit ne Gjilan, ora 13:00)

- Mbahet Akademi kushtuar 550 vjetorit të Skënderbeut, me ç ‘rast do të promovohet pulla postare e Postës së Kosovës dhe Postës së Maqedonisë në të cilen do të nderohen edhe figurat e shquara të shqiptarëve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në 36-vjetorin e vrasjes së tyre. (Teatri Kombëtar të Kosovës, ora  15:00)

- Komuna e Gjilanit organizon akademin e Flakes se Janarit 2018, qe i kushtohet 550 vjetorit te vdekjes se heroit kombetar Skenderbeu dhe 50 vjetorit te protestave masive per flamurin kombetar. (Teatri i Qytetit, ora 16:00)

- Muzeu i Kosovës, me nismën e "Museum Illyricum" - Zvicër, organizojnë ekspozitë me libra; pulla dhe bankënota nga mesjeta e deri në vitet '30-ta. (Lapidariumin e Muzeut të Kosovës, ora 18:00)

- Hapet ekspozitë 55 portrete për 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. (Swiss Diamond Hotel, ora 18:00)

- Në 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Skenderbeu dhe 50 vjetorit të protestave masive për flamurin kombëtar organizon aktivitetin Peneli i Flakes. (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 19:00)