21 Gusht 2017

Apple-it i aprovohet kërkesa për testimin e rrjetit 5G

New York, 6 gusht - Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC) ka aprovuar kërkesën e Apple për të testuar teknologjinë “5G” afër selisë së saj në Cupertino, California.

Apple kishte aplikuar për këtë leje në maj, raporton Business Insider, transmeton Koha.net.

Kjo do të thotë se Apple tani mund të fillojë ligjërisht testimin e teknologjisë që mund të rrisë në mënyrë drastike shpejtësinë e “wirelessit”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Gusht 2017 - HardhFest, festivalit i vetëm i Vjeljes së Rrushit, Verës dhe Rakisë në Kosovë, organizon konferencë për media për të njoftuar lidhur me festivalin. (Bonzai, prapa Pallatit të Rinisë, ish - Duplex, ora 12:00)

- Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor - Autostrada Biennale hap ekspozitën për publikun në tëgjitha hapësirat e në Prizren, përfshirë hapësirat në qendër të qytetit, shtëpitë e vjetra, stacionin e autobusëve dhe hapësirave përreth, përgjatë lumit Lumbardhi në zonën e Marashit, në kodra dhe kala, do të gjenden vepra lidhur me gërmadhat, mjediset njerëzore-natyrore dhe hapësirën kohore përtej kufijve njerëzorë. (Prizren, ora ora 12:00)