29 Shkurt 2020

Apple gjobitet me 25 milion euro për ngadalësim të të modeleve të vjetra të iPhone

New York, 8 shkurt - Apple është gjobitur së fundmi 25 milion euro për ngadalësim të qëllimshëm të procesorëve të modeleve të vjetra të saj iPhone pa e bërë të qartë këtë për klientët.

Gjoba masive është vendosur nga autoriteti francez i mbikëqyrjes DGÇRF, duke thënë se klientët nuk ishin paralajmëruar për kompromentimin e celularëve të tyre me anë të përdirtësimeve rutinë të programeve.

Në 2017, Apple ka pranuar se ka ngadalësuar celularët e modeleve më të vjetra, por tha se këtë e bënte “për të zgjatur jetën e tyre” dhe jo siç pretendonin kritikët, pra për të nxitur njerëzit të blinin sa më shumë modele të reja.

Kompania Apple tha në një deklaratë se e kishte zgjidhur çështjen me autoritetin francez.
Shumë klientë dyshonin prej kohësh për këtë hile të Apple me bateritë e iPhone-ve të vjetër, por kompania tha në 2017 se nuk po e bënte këtë për të nxitur shitjet e modeleve të reja.

Autoriteti francez tha se zotëruesit e iPhone “nuk ishin informuar se me instalimit e përditësimit të programit iOS (10.2.1 and 11.2) celularët e tyre ngadalësoheshin pasi bateria e tyre nuk ishte më e aftë të plotësonte në maksimum kërkesën e procesorëve për energji”. si rezultat celularët fikeshin vetë për të mbrojtur komponentët e tyre.

Deklarata shtonte se Apple ka pranuar të paguajë gjobën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 shkurt 2020 - Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, do të ofrojnë kontrolle të përgjithshme mjekësore pa pagesë për sëmundje të traktit urinar ku me pas do të ketë prononcim për media nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës për Seniorë “Adem Jashari”. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet Kuvendi i Punës i Federatës i Basketbollit i Kosovës (FBK). (Hotel International Prishtina & SPA, ora 10:00)

- Qendra e Levizjes në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Lëvizjes në Arbëri, ora 11:00)

Anibar International Animation Festival organizon bashkëlexim dhe diskutim në Klubin e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë. (Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë ora 12:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse për Garën Kombëtare për Kitarë, ku do të shpallen rezultatet dhe fituesit që do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën Ndërkombëtare që do të mbahet në Qershor 2020, në Monheim në Gjermani. (Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, ora 18:00)