20 Prill 2024

Apple do të shesë 12 milionë iPad-e deri në dhjetor

Washington, 8 tetor - Aparati më përmbajtësor në botë është në rrugë për të hyrë në histori edhe një herë.

Bumi i shitjes së laptop-it tashmë pushoi, por arsyeja për këtë nuk është ekonomia e ngecur amerikane. Një pjesë e madhe e blerësve më shumë duan iPad në vend të kompjuterit personal apo laptop-it, tregoi hulumtimi i televizionit Foks.

Analistët tashmë parashikojnë se gjiganti teknologjik amerikan Apple do të shesë prej 11 deri 12 milionë iPad-e deri në fund të vitit dhe thuajse 20 milionë deri në fund të vitit 2011.

Shitja e kompanisë, megjithatë mund të jetë më e vogël për shkak të ndërmarrjeve konkurrente Samsung dhe Dell.

Sipas të dhënave të NDP group, shitja  e Apple për tetë muajt e parë të këtij viti është rritur për 12,3 për qind. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)