03 Mars 2021

Apple dhe Google bashkojnë forcat kundër koronavirusit

New York, 13 prill - Gjigandët e teknologjisë Apple dhe Google kanë bashkuar forcat në një projekt të bazuar tek telefonat inteligjentë, në përpjekjet për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Kompanitë po punojnë për të ndërtuar një aplikacion që instalohet në telefonat inteligjentë dhe që e bën më të lehtë përdorimin e teknologjisë Bluetooth për të gjetur individët që mund të jenë të infektuar nga personat mbartës të virusit.

Teknologjia funksionon duke shfrytëzuar sinjalet Bluetooth me rreze të shkurtët, që mbledh të dhëna nga telefonat e individëve që kanë qënë në distanca të afërta me personat e prekur nga virusi. Por kjo funksionon vetëm nëse individët kanë të instaluar programin dhe pajtohen të ndajnë të dhënat me autoritetet shëndetësore.

Krijuesit e programeve kanë ndërtuar aplikacione të ngjashme në vende si Singapori dhe Kina në përpjekje për të frenuar pandeminë. Frank Bajak është me agjencinë e lajmeve Associated Press.

“Duhet kuptuar që Apple dhe Google po dalin me këtë program pasi ndërtuesit e programeve, agjencitë e shëndetit publik dhe qeveritë në disa vende të botës kanë filluar të zhvillojnë aplikacione që kryejnë të ashtuquajturën gjurmim të individëve që kanë patur kontakt me njerëzit e prekur me virus. Pra, njerëzit që kanë testuar pozitivë për virusin mund të jenë në gjendje të dinë se kë mund të kenë infektuar.”

Çekia e ka gati programin ndërsa Britania dhe Gjermania po ndërtojnë gjithashtu mjetet e tyre të gjurmimit.

Aktivistë të privacisë dhe lirive civle kanë paralajmëruar se aplikacione të tilla duhet të ndërtohen në atë mënyrë që qeveritë të mos mund t’i keqpërdorin ato për të gjurmuar qytetarët e tyre. Përmes një njoftimi,

Apple dhe Google thanë se privacia e përdoruesve dhe siguria janë të përfshira në planin e tyre të dizanjimit të aplikacionit.

Ekspertë të sigurisë theksojnë se vetëm teknologjia nuk mund të gjurmojë me efikasitet dhe identifikojë njerëz që mund të jenë infektuar nga individë bartës të virusit.

Përpjekje të tilla do të kërkojnë mjete të tjera dhe ekipe të shëndetit publik që të gjurmojnë njerëzit sipas mënyrës së tyre në rrugë fizike.

Në Korenë e Jugut dhe Kinë, përpjekje të ngjashme kanë përfshirë edhe përdorimin e kartës së kreditit dhe të dhënat e transportit publik nga individët e dyshuar si bartës të virusit.

“Po përpiqen të zgjidhin një problem përballë një virusi vrasës të padukshëm dhe që përhapet shumë shpejt. Pra nevojitet teknologjia pasi ka shumë nerëz që janë të infektuar me koronavirus por që nuk kanë simptoma dhe po e përhapin virusin pa e ditur”, thotë Frank Bajak me agjencinë e lajmeve Associated Press.

Pritet që programi për Iphone dhe adroidë të jetë gati për instalim në muajin mars, fillimisht për sektorin e shëndetësisë. Autoritet e shëndetit publik gjatë muajve në vazhdim do të përshtasin programin me funskionet e nevojshme për gjurmimin e individëve të prekur me koronavirus.

Për shumicën e njerëzve, COVID-19 ka simptoma të tilla si ethet dhe kollitje që zgjasin deri në tre javë. Për të tjerë, krysisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme të tjera shëndetësore, virusi mund të shkaktojë sëmundje të rënda, përfshi pneumoni si dhe në raste të tjera edhe vdekjen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)