28 Mars 2024

Anonymous sulmon faqen zyrtare të Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse

Moskë, 5 mars - Grupi i njohur i hakerëve “Anonymous” ka njoftuar se ka sulmuar faqen e internetit të Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse.

Me anë të një postimi në Twitter, grupi  tha se faqja e internetit të FSB-së nuk mund të aksesohet, raporton CNN.

 “Anonymous” ka marrë përgjegjësinë për rrëzimin e faqes së internetit të Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse, teksa faqja e internetit e FSB-së nuk mund të aksesohet aktualisht dhe në vend të saj shfaq një mesazh gabimi.

“Anonymous” sulmoi dhe më herët faqet zyrtare ruse, teksa la një mesazh të qartë për Presidentin Vladimir Putin për ti dhënë fund luftës në Ukrainë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)