19 Prill 2024

Anija kozmike "Progress" humb kontaktet pak pas lëshimit

Moskë, 2 dhjetor - Korporata Hapësinore Ruse "Roscosmos" ka konfirmuar se një anije kozmike mallrash pa pilot, e nisur të enjten, ka humbur mbi territorin e rajonit Tuva të Siberisë Jugore.

Kapsula "Progress", e mbartur nga një raketë ruse "Soyuz", u lëshua nga kozmodromi Baikonur në Kazakistan. Ekipi i kontrollit humbi kontaktin me radio me raketën rreth 6 minuta pas nisjes.

Eksperti Rob Navias shpjegon se minutat e para të fluturimit ishin normale.

\"Nuk u njoftua për probleme. Pastaj pati disa vështirësi komunikimi gjatë fazës së tretë të performancës së raketës shtytëse të \'Soyuz\'-it. Kjo u pasua nga disa njoftime kontradiktore mbi vendosjen e antenave naviguese dhe antenave diellore. Antenat naviguese është konfirmuar se janë vendosur nga kapsula \'Progress\'\", tha ai.

Anije kozmike me 2.5 ton mallra dhe furnizim planifikohej të lidhej me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)