29 Mars 2024

Anija Atlantis u shkëput nga stacioni ndërkombëtar i hapësirës

Florida, 24 maj - Agjencia amerkane e hapësirë NASA thotë se anija Atlantis, u shkëput nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës.

Astronauti Piers Sellers tha  në një lidhje satelitore me gazetarët sot se kishte provuar një kënaqësi të madhe duke eksploruar stacionin, që e përshkroi si “pallat”.

Piloti i anijes, Toni Antoneli, fluturoi me anijen Atlantis përreth stacionit orbital para se të nisej për në Tokë.  Ky është misioni i fundit i anijes Atlantis në hapësirë.

Agjencia amerikane e Hapësirës, NASA, tha se anija është planifikuar të ulet në Florida të mërkurën, pesë ditë pasi anëtarët e ekuipazhit përfunduan ecjen e tyre të fundit në hapësirë.

Gjatë misionit, astronautët e Shteteve të Bashkuara transportuan pjesë për një laborator rus që do të përdoret për eksperimente në të ardhmen. Ata instaluan edhe bateri të reja dhe një antenë satelitore në stacionin e hapësirës.

NASA e ka përdorur anijen Atlantis për 25 vjet dhe planifikon edhe dy misione të tjera në hapësirë,  duke përdorur anije të tjera.

NASA do të tërheqë flotën e saj të anijeve gjatë këtij viti dhe do të përdorë një strategji të re për eksplorimin e hapësirës në të ardhmen. Partnerët në Stacionin Ndërkombëtar do të përdorin raketa ruse dhe private për të dërguar astronautë dhe furnizime në orbitë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)