15 Gusht 2020

Alphabet arrin vlerën një trilion dollarë

New York, 17 janar - Alphabet - kompani simotër e gjigantit të kërkimeve në internet, Google - arriti për herë të parë vlerën prej një trilion dollarësh në treg, duke u bërë kompania e katërt e teknologjisë në SHBA që arrin një nivel të tillë.

Tregu në Alphabet u mbyll me një rekord prej 1.450 dollarësh për aksion në Bursën e Nju Jorkut, më 16 janar.

Kompanitë tjera mbi këtë nivel janë Apple, që tani ka vlerën prej 1.38 trilion dollarësh, dhe Microsoft 1.26 trilion dollarë.

Amazon ka arritur në mbi një trilion dollarë në shtator të vitit 2018, por që atëherë ka rënë në 930 miliardë dollarë.

Google, motori kryesor i kërkimeve në internet, ka prodhuar sistemin e njohur mobil Android.

Alphabet është formuar si një kompani simotër në vitin 2015 dhe ka një numër njësish të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Gusht 2020

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Remzi Ademaj - Komandant Petriti, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës organizon aktivitete përkujtimore.

10:00 - Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

10:30 - Homazhe tek vendi i rënies në Nashec

11:00 - Homazhe tek monumenti i Lirisë

11:30 - Dhënia vullnetare e gjakut në repartin e transfuzionit të gjakut në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Për shkak të distancës nga qyteti, për këtë aktivitet do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës. Nisja do të bëhet në ora 9:15 nga Shtëpia e Bardhë.