19 Mars 2024

ALBVISION do të financojë projektet blockchain në mbarë trevat shqiptare

Tiranë, 21 qershor - ALBVISION, kompania e parë shqiptare e njohur për tregun shqiptar dhe kosovar në lidhje me kriptomonedhat dhe Bitcoin ATM-të e para, vjen me një risi tjetër në fushën e startupeve në botën e Blockchain. Konkretisht bëhet fjalë për lançimin e një programi financues pë projekte shqiptare në Blockchain development.

Fondi synon të identifikojë dhe mbështesë projektet blockchain që janë në fazat e para të zhvillimit dhe aplikimit.

Ky lajm vjen në kuadër të konferencës Crypto Valley 2018 e cila po mbahet në qytetin Zug të Zvicrës dhe ALBVISION është një prej sponsorëve të kësaj konference.

Me mbi 650 pjesëmarrës dhe 40 folës të ndryshëm, konferenca synon të sjellë afër hulumtuesit, sipërmarrësit, startupet dhe kompanitë e fushës së blockchain nga mbarë bota për të ndarë dhe diskutuar avancimet dhe zhvillimet e fundit të industrisë dhe ekosistemit blockchain.

Një gamë e gjerë tematikash do të trajtohen që nga sektorët e fintech, shëndetit, energjisë dhe IoT si dhe do të prezantohen aplikime reale të blockchain dhe modele biznesi.

ALBVISION është kompania e parë në rajon që vjen në mbështetje të një konference të këtij karakteri përkrah kompanive të tjera lider në botë në fushën e teknologjisë dhe informacionit.

Programi i financimit nga ALBVISION përkrah kompanitë por edhe individët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe mbarë hapësira shqiptare.

ALBVISION ishte kompania e parë shqiptare që solli një ATM-të të monedhave kriptografike në Kosovë dhe Shqipëri, një lajm i cili u prit me entuziazëm të lartë nga komuniteti lokal.

Gjithashtu ALBVISION në hapje të edicionit të gjashtë të ICT Awards solli ATM e parë të kriptomonedhave në Tiranë si dhe sponsorizoi shpërblimet në kriptomonedha për fituesit edicionit të gjashtë të ICT Awards.

Të interesuarit që duan të përfitojnë nga programi i financimit mund të kontaktojnë përmes postës elektronike [email protected] ose të paraqiten pranë zyrave të kësaj kompanie në Prishtinë.

ALBVISION me seli në Zvicër është themeluar në 2000 dhe ushtron aktivitetin globalisht por me fokus të veçantë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe hapësirën mbarë shqiptare.

Veprimtaria e kompanisë është e fokusuar në sektorët e sistemeve të informacionit dhe sigurisë, bankar, postar, energjetik, telekomunikacionit dhe komunikimit me mbi 10 vite eksperiencë.

ICTSmedia si shtëpi botuese me brendet PCWorld, CiO, GameWorld, ComputerWorld, CryptoWorld si dhe eventi mbarëkombëtar në fushën e teknologjisë së informacionit Albanian ICT Awards janë pjesë e grupit ALBVISION. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)