29 Shkurt 2020

Akademia jCoders organizon panairin e krijimeve teknologjikë

Prishtinë, 8 shkurt - Sot në ambientet e Fakultetit Teknik, Akademia jCoders organizon panairin e krijimeve teknologjikë nen garën Hackathon #7.

Në këtë panair do të marrin pjesë rreth 240 nxënës të moshës 8 - 18 vjeq, me rreth 100 projekte me teknologi të ndryshme. 

Ky organizim ka për qëllim të rris motivimin e nxënësve për të punuar në mënyrë të pavarur dhe t’i bëj nxënësit të kuptojnë rolin e tyre në komunitetin e krijuesve.

Nxënësit e jCoders kane zhvilluar projekte të cilat kontribojnë në një nga katër temat: Shëndeti dhe mirëqenia e njeriut, ambienti dhe mbrojtja e tij, edukimi dhe ndarja e njohurive dhe lehtësimi i jetës për njerëzit me nevoja të veçanta.

Të gjitha projektet e realizuara do të paraqiten nga nxenesit në panair qe do te mbahet sot.

Panairi do të jetë i hapur për të gjithë dhe do të ekspozohen të gjitha projektet e krijuara në katër kategoritë e mesiperme.  

Akademia jCoders është një institucion i cili ofron trajnime për nxënësit e moshave 8-18 vjeçare në fushën e teknologjisë. 

jCoders është institucion i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe i certifikuar ne nivel ndërkombëtar nga institucioni amerikan me standarde rigoroze AdvancED i cili e vlerësoi punën e akademisë me vlerësim maksimal për cilësi të mësimdhënies dhe planprogramit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 shkurt 2020 - Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, do të ofrojnë kontrolle të përgjithshme mjekësore pa pagesë për sëmundje të traktit urinar ku me pas do të ketë prononcim për media nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës për Seniorë “Adem Jashari”. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet Kuvendi i Punës i Federatës i Basketbollit i Kosovës (FBK). (Hotel International Prishtina & SPA, ora 10:00)

- Qendra e Levizjes në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Lëvizjes në Arbëri, ora 11:00)

Anibar International Animation Festival organizon bashkëlexim dhe diskutim në Klubin e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë. (Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë ora 12:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse për Garën Kombëtare për Kitarë, ku do të shpallen rezultatet dhe fituesit që do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën Ndërkombëtare që do të mbahet në Qershor 2020, në Monheim në Gjermani. (Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, ora 18:00)