18 Korrik 2018

Agjencia shtetërore e Koresë së Jugut ndihmon ATK-në për siguri në internet

Prishtinë, 10 nëntor - Administrata Tatimore e Kosovës dhe Agjencia shtetërore e Koresë së Jugut për Siguri të Internetit (KISA), kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi, me qëllim të bashkëpunimit ndërmjet palëve në fushën e sigurisë kibernetike.

Objektivi i përgjithshëm i këtij Memorandumi, përfshinë lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet palëve, për promovimin e  projekteve që nxisin bashkëpunimin, në fushat e ndërlidhura me sigurinë kibernetike.

Të dy palët do të bashkëpunojnë në ofrimin dhe shkëmbimin e përvojave, në fushat e sigurisë kibernetike me qëllim të përfitimit të dyanshëm.

Grupi i ekspertëve nga KISA ka zhvilluar punëtori një javorë me Administratën Tatimore dhe institucionet tjera të Kosovës, të cilat kanë shprehur interes për fushën e sigurisë së TI.

KISA është edhe njëra nga shumë institucionet ndërkombëtare, më të cilat ATK në vazhdimësi thellon bashkëpunimet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Korrik 2018  - Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema nesër do të vizitojë studentët të cilët do t’i nënshtrohen provimit pranues në Universitetin e Prishtinës. (Kampusi i UP-së, ora 9:00)

- Bëhet nënshkrimi i kontratave dhe shpërndarja e tyre për të rinjtë përfitues të shpalljes së fundit nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për Edukim Jo-Formal. (Kabineti i ministrit Kujtim Gashi. ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të prezantohet raporti gjashtë mujor i Gjykatës Themelore të Gjilanit, së bashku me Degët e saja. (Objekti i Gjykatës Themelore të Gjilanit, ora 13:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi viziton kompaninë “Albi Group”. (Albi Mall, Veternik, ora 13:00)  

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon aksionin për avancimet akademike në Universitetin e Prishtinës. (Para Rektoratit, ora 14:00)

- Kosova 2.0 organizon një bisedë tëshkurtër me temën “diaspora” për të njohur realitetet komplekse dhe shumë-shtresore të kosovarëve qëjetojnë jashtë shtetit. (Innovation Centre Kosovo, ora 18:00)