28 Mars 2024

Adobe hedh në treg Creative Suit 5

SHBA, 16 prill - Adobe njofton hedhjen në treg të Creative Suite 5, i cili përfshin versionet e rinj të programeve profesionalë, si Photoshop, InDesign dhe Dreamweaver.

Paketa e plotë, e quajtur Master Collection (Koleksioni Mjeshtëror), do të kushtojë rreth 2 600 $, dhe përfshin një seri mjetesh të përmirësuara. Mjeti i ri i Photoshop “content-aware fill” (mbushje e vetëdijshme e përmbajtjes) lejon përdoruesit të fshijnë zona të fotografive dhe automatikisht rivizaton sfondin për ta bërë të dukshëm sikur ato të mos kishin qenë asnjëherë aty. Midis 250 veçorive të reja, ka njohje të përmirësuar të skajeve të një imazhi.

Adobe, së fundmi është kapur duke u zënë me Apple, i cili vazhdon të sugjerojë se Adobe Flash është përgjegjës për një numër të madh dështimesh dhe refuzon ta mbështesë sistemin si në iPhone, ashtu edhe në pajisjet e reja kompjuterike iPad të tija.

Hedhja e re në treg ripërfaqëson gjithashtu një rikthim të kompanisë në territorin e saj, dhe një përpjekje të rinovuar për të mbrehur entuziazmin e konsumatorëve për fotografinë digjitale dhe pajisjet mobile.

Edhe pse CS5 mbetet një produkt i projektuar për profesionistët për t’u ekzekutuar në kompjuterë të nivelit të lartë, veçoritë e tij tashmë përhapen me shpejtësi edhe në produktet më të lira të Adobe, si Photoshop Elements.

Ky program, i cili shpesh jepet falas me blerjen e skanerëve apo aparateve fotografikë, është tani programi më popullor në botë për përpunimin e fotove. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)