23 Prill 2024

Adobe arnon Download Manager

SHBA, 27 shkurt - Adobe Download Manager ka lëshuar arnimin për një lëshim kritik i cili mund të keqpërdorej për instalimin e softuerit dashakeq në kompjuterin e përdoruesit.

Të gjithë përdoruesit të cilët kanë instaluar Adobe Reader adpo Flash Player për sistemet operative Windows nga faqet e Adobe para lëshimit të këtij arnimi kanë qenë të ekspozuar ndaj rrezikut nga sulmi.

Problemi është zgjidhur tek instalimet e produkteve të reja të Adobe.

Në fakt, Download Manager është një mjet i Adobe i cili përdoret për instalim efikas të dosjeve nga faqet e kësaj kompanie.

Ai përdoret vetëm një herë për sesion dhe do të duhej të shlyhej pasi që përdoruesi të rinis kompjuterin.

Megjithëkëtë, në Adobe këshillojnë përdoruesit që të kontrollojnë nëse versioni potencialisht i rrezikuar i Download Manager është i instaluar në kompjuterin e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)