19 Prill 2024

10 startupe nga rajoni dolën fitues te programit te akselerimit ne Uplift Albania

Tiranë, 11 nëntor - I themeluar për të mbështetur ekosistemin e startupeve në Shqipëri, Kosovë dhe Rajon, akseleratori inovativ Uplift Albania i cili vjen në Shqipëri falë partneritetit të gjerë të shtëpisë botuese ICTSmedia përzgjodhi ditën e Shtunë 9 Nëntor 2019, startupet fituese të cilat do të ndjekin programin 6-javor të akselerimit me mundësinë për të rritur biznesin e tyre edhe ndërkombëtarisht.

Selection Bootcamp ishte takimi i parë zyrtarë mes startupeve konkurrente, mentorëve, investitorëve, ekspertëve të teknologjisë dhe bizneseve vendase, rajonale dhe botërore.

Enchele, Dua.com. Plexusvr, Moovy Food, Te Pema, Ipervox, Amargi, iAvokat, GameOn dhe Jiroo janë startupet e para të Uplift Albania dhe do të nisin programin e akselerimit më 11 Nëntor 2019.

Startupet e përzgjedhura janë të fokusuara nga zhvillimi i produkteve teknologjike të energjisë dhe automatizimit si Enchele tek një platformë lojërash dhe sportesh elektronike me 50 mijë vizita në muaj si GameOn dhe një platformë dixhitale ligjore e cila ofron shërbime dhe kontrata për bizneset si iAvokat.

TePema është një kompani e cila ofron zgjidhje të “blerta” dizajni ndërsa Amargi përfaqëson një markë Shqiptare e dizajnit të veshjeve moderne. Jiroo është një platformë ku njerëzit dhe bizneset mund të marrin me qira automjete dhe Moovy Food kërkon të transformojë mënyrën sesi njerëzit ushqehen.

Platforma Dua.com u dedikohet atyre meshkujve dhe femrave single në kërkim të një partneri dhe me pleXusVr gjeni emocion në një lojë. Ipervox vjen me misionin për të ther barrierën mes krijuesve të përmbajtjeve dhe platformave zanore si Amazon Alexa.

Mese 50 aplikime kanë mbërritur nga 6 vende të rajonit dhe 9 industri të ndryshme pranë Uplift Albania ku 20 prej tyre ishin të ftuar në Selection Bootcamp.

Në pjesën e parë të ditës ata prezantuan skuadrën dhe idenë e tyre në vetëm 90 sekonda kohë, në përpjekje për të tërhequr vëmendjen e mentorëve dhe investitorëve.

Bootkampi vazhdoi me workshopin e fokusuar në “Lean Canvas” nën udhëheqjen e Martin Kujan dhe Tomas Penxa, ekspert të jashtëm me eksperiencë shumëvjeçare në Evropën Qendrore.

Pas workshopit, secili startup kishte gati modelin e biznesit të realizuar, të cilin e përdorën si referencë të rëndësishme në fazën tjetër: mentorim 1-1.

Gjatë kësaj faze të Bootcamp, secili startup kishte 15 minuta në dispozicion për tu takuar me çdo mentorë, ekspertiza e të cilëve mund t’ju përgjigjes nevojave të startupit.

Finalizimi i Bootcamp ishte “The Final Pitching”. Momenti kur startupet, fal punës në workshop dhe takimeve me mentorët, kishin të finalizuar prezantimin e tyre.

Në final pitching, ata patën vetëm 5 minuta në dispozicion për të bindur mentorët ti përzgjedhin si pjesë të programit 6-javorë të akselerimit. Vendimi për më të mirët ishte i vështirë pasi në sallën e Selection Bootcamp të Uplift Albania kishte padyshim shumë talent, punë, përpjekje dhe ide të provuara se mund të kthehen në realitet.

Edhe pse vetëm 10 prej tyre ja dolën të bëhen pjesë e programit të akselerimit, të gjithë dolën fitues nga ky bootkamp.

Të gjithë arritën të takoheshin e të shkëmbenin kartëvizitat e tyre me investitorët e ekspertët e industrisë, të gjithë arritën të gjenin përgjigje për pikëpyetjet e biznesit të tyre dhe të gjithë janë tashmë më të sigurt dhe gati për një second batch në Uplift Albania, pasi për të gjithë ky ishte vetëm fillimi i rrugëtimit të tyre.

Ndërkohë, 10 fituesit e programit të akselerimit do të nisin takimet dhe trajnimet javore me mentorët përkatës duke nisur që prej ditës së nesërme, 11 Nëntor 2019. Një rrugëtim që pritet të jetë sa motivues edhe sfidues dhe që premton startups të gatshëm të konkurrojnë me më të mirët në tregun global.

Startupet pjesë e Uplift Albania i pret një program akselerimi me 50+ ekspertë të industrisë, sipërmarrës të suksesshëm në Evropë dhe investitorë Ballkanik në ditën e prezantimit Demo-Day që do të mbahet më 20 Janar, dy ditë pas vlerësimit të progresit të arritur prej tyre më 18 Janar.

Uplift Albania nuk investon në mënyrë direkte në kompani. Duke u bërë pjesë e tij startupet mund të përfitojnë deri në 50,000-euro investim përmes partnerëve ose 3,000-euro çmim për ekipin më të mirë.

Mëse 21 mentorë dhe investitorë si Peter Kolesar, Jaroslav Luptak, Michal Laco, Eva Simekova, Mary MacPherson, Martin Kujan, Tomas Penxa, Andrej Petrus, Jules Banning, Igor Madzov, Marek Lavcak, Milan Steskal, Ladislav Kossar, Shkelzen Marku, Patrik Fetahaj, Rafaela Rica, Diana Xhumari, Egzon Halili, Erëmal Bajrami, Arjodita Mustali, dhe Marin Gjonaj do të asistojnë dhe investojnë në startupet që do të bëhen pjesë e Uplift Albania.

Uplift është një akselerator i njohur në Sllovaki dhe në Evropën Qendrore themeluar për të mbështetur ekosistemin e startupeve. Në Shqipëri aksleratori vjen në Shqipëri falë partneritetit të ngushtë mes ICTSmedia, SOVVA, SlovakAid, Banka Credins, Vodafone Albania, Albvision dhe me mbështetjen e EU for Innovation, Bashkia Tiranë, Swissep, Vigan, Tegeteria, Kolegji Universitar Luarasi, ICTSlab. PCWorld Albanian, CIO.al dhe SCAN TV janë partnerët mediatikë të kësaj ngjarje unike. 

Uplift Albania nisi rrugëtimin në Tetor duke hapur aplikimet për të gjitha startupet që dëshironin të zgjeronin biznesin e tyre ndërkombëtarisht dhe të përfitonin ekspertizën e mentorëve dhe sipërmarrësve më të suksesshëm të Evropës Qendrore. Aplikimet qëndruan të hapura deri më 3 Nëntor 2019 23:59.

Startupet shqiptare dhe rajonale të shndërruara në kompani dhe që kanë arritur njohje dhe sukses ndërkombëtar janë të pakta me qasjen tradicionale ndaj biznesit që mbetet predominuese në Shqipëri dhe rajon. Uplift Albania është një mundësi e artë për ato startupe të cilat kërkonin njohje të aspiratave të tyre të merituara dhe potencialit inovativ të rajonit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)