27 Janar 2021

Zhvillohet finalja në konkurrencën e femrave, ndërmjet Llapit dhe Mitrovicës

Podujevë, 23 nëntor - Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur së sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave, ndërmjet Llapit dhe Mitrovicës.

Kjo finale i takon edicionit garues 2019/2020 dhe ishte paraparë të zhvillohej në periudhën maj-qershor, por për shkak pandemisë dhe orarit të ngjeshur të ndeshjeve ka qenë e pamundur të zhvillohet deri më tani. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Dhjetor 2020

 - Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës,  Jusuf  Azemi është I ftuar nga Kryeministri I Kosovës Hoti  në një takim të përbashkët. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)  

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Dimitrije Raçiçeviq për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje dorëzon ankesë në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të PZAP-së. (Pallati i Drejtësisë, ora 11:00)

 

- Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bën homazhe te Pllaka përkujtimore për hebrenjtë, që pësuan gjatë holokaustit. (Oborri i Qeverisë, ora 11:40)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dorëzon ankesë në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të PZAP-së. (Pallati i Drejtësisë, ora 14:00)

- Mahet mbledhja e parë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit për vitin 2021. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 15:30)

 

- Në kuadër të Festivalit të Dramës Shqipe "Talia e Flakës 2021" organizohet një panel diskutimi me prof. Fadil Hysaj, Jeton Neziraj dhe Besim Ugzmajli, rreth Labortarotit të Dramës Shqipe RKS_KOS Lab 2020-2021. (Skena e vogël të Teatrit të Gjilanit, ora 16:00)