18 Tetor 2021

Xherdan Shaqiri largohet nga Liverpool kalon tek Olympique Lyon

Paris, 23 gusht - Futbollisti i njohur shqiptar, Xherdan Shaqiri nuk është më një lojtar i Liverpoolit.

Sipas mediave britanike dhe franceze, Liverpooli është dakorduar të shesë futbollistin 29-vjeçar zviceran me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri tek Olympique Lyon për 9,5 milionë paund (rreth 11 milionë euro).

Shaqiri nuk luajti shumë me fanellën e “redsave” sezonin e kaluar. Ai filloi në vetëm pesë ndeshje të Premier Ligës kështu që vendosi të largohet nga Anfield.

Lyon konfirmoi se Shaqiri mbërriti në Francë të dielën dhe se do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore të hënën, pas së cilave ai duhet të nënshkruajë kontratën.

Shaqiri mbërriti në Liverpool në vitin 2018 nga Stoke City. Ai më herët ka luajtur për Basel, Bayern Munich dhe Inter Milan. Ai luajti 63 ndeshje për “redsat” dhe shënoi tetë gola. Në fanellën e kombëtares zvicerane, sulmuesi i shkëlqyer luajti 96 ndeshje duke shënuar 26 gola.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Tetor 2021

 - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon Ilucidare Playground: “Guralec: Moving Rocks” dhe Konferencën “Përtej mureve dhe bindjeve”. Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë